• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mungoi në Samitin e Tiranës, Baze: Kurti vuan nga mania se duhet të jetë në qendër të vëmendjes aty ku shkon

by A R
03/03/2024 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari shqiptar Mero Baze ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mungesën e tij në Samitin e Tiranës.

Ai është tallur me kryeministrin kosovar, duke thënë se ka shkëlqyer me mungesën e tij në këtë samit.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Baze ka thënë se në këtë samit nuk ka marrë pjesë as kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas tij, nuk kanë marrë pjesë dy kryeministrat që kanë probleme me Shqipërinë.

Ai ka treguar për problemet që kanë me Shqipërinë dy të munguarit e samitit. Me mungesën e tij, ka thënë ai, Kurti ka treguar se është më afër me Greqinë se sa me Shqipërinë.

Duke folur për raportet e Kurtit me Ramën, Baze ka thënë se kryeministri i Kosovës është zemëruar me Shqipërinë për faktin që ajo nuk ka probleme me Perëndimin.

Nacionale: Z. Baze, në Samitin e Tiranës nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Si e ke parë mungesën e tij fizike në këtë samit, sepse megjithatë ai mori pjesë në mënyrë virtuale?

Baze: Nuk mungoi vetëm Albin Kurti. Mungoi dhe kryeministri Micotaqis. Janë dy udhëheqës të Ballkanit që janë të zemëruar me Shqipërinë. Micotaqis është i zemëruar se një kukull politike e Agimit të Art në Shqipëri, është kapur duke vjedhur vota dhe Greqia nuk arriti dot të bind SHBA-në dhe Evropën se drejtësia në Shqipëri duhet të ndikohet nga kryeministri i Greqisë. Albin Kurti është i zemëruar pse BE dhe rajoni janë dakord me politikën e Shqipërisë dhe nuk janë dakord me politikën e tij. Në një farë mënyre është zemëruar me Shqipërinë se ajo nuk ka probleme. E veçanta është që të dy të munguarit e Samitit të Tiranës i kanë punët mirë me njëri tjetrin. Pra, aktualisht Albin Kurti është më afër me Greqinë se sa me Shqipërinë.

Nacionale: Z. Kurti mungesën e tij e arsyetoi duke thënë se vizita e tij në Britani dhe Irlandë ishte paraparë vitin e kaluar. Besoni në këtë arsyetim apo mendoni se mungesa ishte e qëllimshme?

Baze: Unë mendoj se Albin Kurti vuan nga mania se duhet të jetë në qendër të vëmendjes aty ku shkon. Në këtë rast e siguroj se ai ka shkëlqyer me mungesën e tij në Tiranë.

Nacionale: Kjo mungesë a mund të konsiderohet si një goditje diplomatike që Kurti ia bëri Ramës?

Baze: Edi Rama nuk kishte thirrur kryetarët e komunave shqiptare në rajon apo kryeministrat shqiptarë të rajonit që ta dëmtonte mungesa e Albin Kurtit. Kishte thirrur gjithë lidershipin e Evropës dhe i erdhën. Mungesa e Albin Kurtit është refuzim i pranisë së Perëndimit në Shqipëri.

Nacionale: Z. Baze ju i njihni mirë të dy kryeministrat. Çka nuk po shkon në raportet në mes tyre?

Baze: Mendoj se nuk ka ndonjë dramë mes tyre. Ka një protagonizëm të panevojshëm të Albin Kurtit për të sunduar botën shqiptare. Lehtësia me të cilën ai sundon në Kosovë pasi rivalët e tij kanë shkuar në burg, i ka krijuar idenë se dhe liderët e tjerë të botës shqiptare duhet të burgosen ose hiqen nga skena që të ia lënë bosh atij. Është thjeshtë një krizë personaliteti e tij. Mendoj se po ta marrë më qetë do ti duket më e bukur hapësira shqiptare që tani duket se e urren se po e refuzon si lider “mbarëkombëtar”.

Nacionale: Këto raporte të kryeministrave a mund t`i dëmtojnë interesat e Kosovës dhe Shqipërisë?

Baze: Jo nuk mendoj se dëmtohen interesat e Shqipërisë, pasi ato nuk janë të lidhura me fatin e Albin Kurtit. Dhe interesat e Kosovës nuk dëmtohen aq shumë nëse ai i kundërvihet Shqipërisë. Interesat e Kosovës dëmtohen kur ai I kundërvihet politikës perëndimore. Dhe ai e urren Shqipërinë vetëm si partnere të perëndimit. Ky është problem i madh

Nacionale: Duket se raportet e Ramës me presidenten Osmani janë normalizuar. A mund të presin që edhe raportet Rama – Kurti të përmirësohen?

Baze: Edi Rama nuk hyn tek njerëzit që kërkon armiq, aq më tepër mes shqiptarëve. Ai kërkon partnerë. Natyrisht ka një stil paksa problematik dhe aspak konkurrues sa i takon raporteve personale që krijon me liderë botërorë dhe shqiptarë. Atë mund ta bësh mik shumë të mirë por se bën dot kurrë armik të dobishëm. Nuk të lë ta bësh armik që të të shërbej si i tillë. Të shërben vetëm si mik. Mendoj se Vjosa Osmani ka mbajtur një qëndrim shumë serioz ndaj provokimeve ruse rreth problemit të Ukrainës në Ballkan dhe nuk ka rënë pre e provokimeve të propagandës ruse që tenton të kundërvër çështjen e Kosovës kundër Ukrainës. Është treguar një zonjë e përgjegjshme në lartësinë e detyrës që ka. Ajo nuk është bërë mike me Edi Ramën, dhe as ka qenë armike e tij. Thjesht është ulur me këmbë në tokë për shkak të përgjegjësisë që ka si presidente e Kosovës. Ajo thjeshtë nuk e shikon problem faktin që Shqipëria ka mbështetjen e Perëndimit por e shikon si shans për Kosovën. Dhe kjo është diferencë e madhe ideologjike dhe parimore mes saj dhe Albin Kurtit që do ti çoj diku në përplasje nëse Albin Kurti nuk ndryshon qasje ndaj komshillëkut të tij ndaj Perëndimit.

Next Post
U arrestua brenda Big Brother, ja çfarë i tha policisë Liam Osmani! Momenti kur banorët e marrin vesh (VIDEO)

U arrestua brenda Big Brother, ja çfarë i tha policisë Liam Osmani! Momenti kur banorët e marrin vesh (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In