• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesë punonjësish në administratë: Qeveria shkurton fondin e pagave me 8 milionë euro për 2023

by Java News
25/12/2023 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet dy akteve normative, qeveria ka ulur zërin e shpenzimeve të personelit me 808 milionë lek apo 8 milionë euro gjatë këtij viti.

Sipas arsyetimit në relacion, ulja e shpenzimeve vjen si shkak i mosmbushjes së vakancave në administratën shtetërore, kryesisht në Ministrinë e Bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucione si Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ndërkohë, një tjetër tregues për perfomancën e dobët të rekrutimit vjen edhe nga statistikat e Departamentit të Administratës Publike. Në monitorimin e buxhetit 8 mujor të institucionit procedurat e konkurrimit në shërbimin civil u realizuan në masën 28%, ndërsa si arsye renditet pjesëmarrja e ulët e personave.

Më herët, Top Channel ka raportuar se institucione si SHISH, por edhe Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave kanë pohuar se po vuajnë nga dorëheqjet e punonjësve. Largimi i mjekëve dhe infermierëve është gjithashtu evident me INSTAT që në 2022-in raportoi se numri i tyre në sistem pësoi ulje me 0.7% dhe 1.2%. Gjithashtu Ministria e Financave në strategjinë e menaxhimit të financave publike pohon se mungesa e burimeve njerëzore po rrezikon arritjen e objektivave strategjikë.

DAP në raportin vjetor të 2022-it shprehet se numri i dorëheqjeve u rrit me 53%, më i larti në 7 vite. Gjithashtu sipas institucionit, numri i thirrjeve të shpallura ishte më i madh se plani, sërish për shkak të dorëheqjeve. Ndërkohë norma e zëvendësimit të vendeve të shpallura ishte 78%, treguesi më i ulët se vitet e tjera.

Sipas analizës, arsyet kryesore për mosplotësimin e vakancave përfshijnë mungesën e diplomave në fushat si agronom, veteriner, zooteknik, shkenca inxhinierike apo mjedisore. Ndër arsye të tjera, renditen vendndodhja e largët e pozicionit të punës, por dhe natyra e pozicionit si auditues, prokurime, financier. Edhe pse numri i vakancave nuk është mbushur gjatë këtij viti, MFE sërish ka rritur tavanin maksimal të numrit të punonjësve për institucionet buxhetore dhe qeveritare, por zgjerimi është në nivelin më të ulët në pesë vite. Kufiri është rritur më së shumti për MZHBR si dhe institucione të tjera qeveritare./tch

Next Post
Vangjeli tregon pse u shty nga Rama me një muaj kongresi i PS: Një dimër përvëlues…!

Vangjeli i këndon 'këngën' Lulzim Bashës: Hidhe vallen rrotullo, asetmadh i motrës o!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In