Ndërpritet energjia disa herë në Borsh, kurse pronarët thonë se kjo situatë po largon pushuesit. Dhe,vërtetë, pas ankesave të shumta nga pushuesit në Dhërmi e Himarë para pak ditësh, kanë ardhur ankesa të shumta edhe nga Borshi.
Banorët dhe pushuesit shpesh raportojnë se mungon energjia elektrike, pa ditur arsyet pse.
Ndërkohë, në lidhje me situatën janë ankuar edhe bizneset e pronarët e banesave të fshatit turistik se ndërprerja e herpashershme e energjisë po largon pushuesit.









