• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa e ‘Herceptinës’, Beqaj: E bllokuan ish-ministri i LSI dhe tekniku i PD

by Java News
17/01/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka risjellë në vëmëndje rastin e Valbona Reçit, mësueses së gjimnazit në Rrëshen e cila ngriti para kryeministrit Rama shqetësimin e mungesës së herceptinës, ilaçit që i shërbente në luftën kundër kancerit.

Sipas Beqaj, disa prej politikanëve që sot flasin për mungesën e këtij ilaçi janë përgjegjës për mos furnizimin e pacientëve shqiptarë në mënyrë të vijueshme.

Dhe për këtë Beqaj akuzon ish ministrin e Drejtësisë Petrit Vasilin se ka bllokuar listën e barnave të rimbursueshme, mes të cilave edhe herceptina.

Sipas Beqajt, Vasili e bllokoi miratimin e listës së  ilaçeve të rimbursueshme jo për arsye juridike por për interesa të drejtpërdrejta të shpërndarësve farmaceutike.

“Përgjigjen më të mirë për këtë rast e ka thënë vetë kryeministri Rama, duke nënvizuar faktin se pavarësisht rritjes shumë të ndjeshme të fondeve për blerjen e hereceptinës në harkun kohor të katër viteve, ende ka pacientë që nuk e marrin mjekimin kur u duhet.

Në 2017 vetëm për herceptinën janë shpenzuar rreth 2 milionë euro.

Në 2013 janë shpenzuar rreth 500 mijë euro. Por ja që edhe 2 milionë euro nuk mjaftokan. Nevojat vlerësohen të jenë rreth 2,4 milionë euro.

Megjithatë ajo që më bezdis këto ditë, janë deklarimet e disa politikanëve, midis të cilëve, ka nga ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë, të paktën për rastin e herceptinës, që pacientet shqiptare nuk kanë furnizim të vijueshëm.

Në ditët e fundit të detyrës sime si ministër i shëndetësisë, u përpilua projekti i listës së barnave të rimbursueshme 2017, ku midis të tjerash herceptina u përfshi në projekt.

U përfshi, pasi në tregun botëror por edhe në Shqipëri ishte prezent një formëdozë e re e herceptinës e cila merrej vetëm në 10 minuta në kushte ambulatore dhe jo 4 orë në një poltronë të spitalit ditor.

 Ndërsa kostoja vjetore nuk ishte më 2,4 milionë euro, por 2,1 milionë euro, pra 300 mijë euro më pak.

Miratimi i listës së barnave të rimbursueshme u vonua, pasi ministri drejtësisë prill/maj 2017 bllokoi miratimin e listës jo për arsye juridike por për interesa të drejtpërdrejta të shpërndarësve farmaceutike.

Është tejet bezidëse për mua të dëgjoj sot predikime për mungesa të sistemit shëndetësor shqiptar nga i njëjti indivd. Më tej, siç dihet, erdhën ministrat teknikë, dhe për herë të parë që prej 1995 nuk patëm listë të re barnash të rimbursueshme për vitin 2017”,- tha Ilir Beqaj.

Next Post
Grabitën një banesë, pranga dy të rinjve në Sarandë

Grabitën një banesë, pranga dy të rinjve në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In