• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

by Ben Andoni
19/01/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës dhe deri në qytetet e zbrazura në vend tregojnë se data zyrtare e fillimit të fushatës është vetëm konvencion. Akuzat nga të dy anët e politikës, kryesisht PS-së dhe PD-së nuk mbarojnë ndaj njëra-tjetrës, ashtu si gjuha e urrejtjes dhe ofendimet e gjithëfarëllojshme. Premtimet për pensionet, për minimumin jetik dhe korrupsionin nuk ndalen. Berisha riktheu sërish edhe premtimin për të persekutuarit (!), Rama kërkon mandatin e katërt dhe luan me integrimet evropiane dhe zhvillimin e brendshëm, madje duke u kërkuar shqiptarëve të rikthehen.

I lodhshëm dhe sfilitës për publikun po bëhet dhe sasia e informacionit, që jepet e pakontrolluar nga politika për SPAK-un dhe sidomos burimet e korrupsionit, që paraqesin partitë për njëra-tjetrën. Maxhoranca prej konsumimit të frikshëm në pushtet, opozita prej realitetit konfuz të saj. Duket sikur dy partitë kanë struktura paralele me shtetin, ku theksohen informacione që institucionet përkatëse nuk i përcjellin.

Çka është problem edhe më i madh lidhet me përballjen reale të përfaqësuesve të maxhorancës me ata të opozitës. Në pak raste, kur përballen, janë të niveleve të ulëta, por asnjëherë zyrtarë, që përfaqësojnë institucione dhe kanë tagër. Nuk flitet më për ide, për programe por letra-programore, që mëtojnë se janë në rregull. Nuk i gjen debatet në pushtetin lokal në çdo qytet, nuk i gjen dot as në pushtetin qendror. E para sepse nuk kanë tagër nga kryetarët e tyre respektivë, por e dyta dhe më e rëndësishmja është se nuk përballin dot rezultatet pas premtimeve të pambajtura. Kur kërkojnë të zgjidhen në fillim të japin kontaktin personal të telefonit, të kërkojnë që t’i marrësh kudo e kurdo në çdo orë, por pak javë pasi vinë në pushtet, ata nuk përfaqësojnë më njerëzit që i votuan por kryetarët. Telefoni mbyllet. Dhe, fjalët që vinë në fushatë janë nga më të çuditshmet, po kaq të pabesueshme sa të pëlqyeshme, kur shprehen nga ata që nuk do t’i realizojnë në masën më të madhe. “Fjalët duhet të ngatërrohen, që në kohën e zgjedhjeve njerëzit të votojnë solemnisht kundër interesave të tyre”, shkruante dikur publicisti dhe shkrimtari amerikan Gore Vidal.

Edhe në këto zgjedhje do kemi monologët e gjata të Ramës dhe Berishës, përcjelljen e militantëve dhe çoroditjen e publikut, që vazhdon të presë ndryshimin dhe një demokraci, që është larg asaj të premtuarës, por jo debatet e strukturuara nga kryetarët dhe duke vazhduar më poshtë. Rezultati: shqiptarët vazhdojnë të ikin, paçka se tregu i largimit po shënon zbritje, sepse është larguar pjesa më aktive në vend. Ndërsa situata po mbetet e njëllojtë: Populli voton, ata numërojnë dhe qeverisin sëbashku. (Javanews)

 

Next Post
E mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

E mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga 'ferri i ferreve’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In