• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa e Beqajt në seancë dëgjimore, debate Spahiu-Vokshi në Komisionin e Shëndetësisë

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë i cili kishte parashikuar në rendin e ditës një seancë dëgjimore me ministrin Ilir Beqaj për pezullimin e punës në urgjencën e Tiranës.

Në këtë mbledhje nuk u paraqit ministri Ilir Beqaj, pasi sot zhvillohet mbeldhja e qeverisë. Kjo shkaktoi edhe përplasje mes kryetares së komisionit, deputetes demokrate Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu.

“Kemi vendosur një mbledhje në orën 11 por në fakt ministri nuk mund të jetë prezent. Zonja kryetare e keni vendosur mbledhjen në mënyrë abritrare pasi minsitri nuk mund të ishte për shkak të një tjetër angazhimi. Ministri ëhstë në mbledhje qeverie”, tha deputetja Klodiana Spahiu.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetes demokrate Albana Vokshi.

“Nuk mund të mbrosh të pambrojtshmen. Ministri ka shkelur Kushtetutën. Njoftimi është bërë që do ishte ministri në këtë dëgjesë. Po ju informoja për mungesën e ministrit sepse nuk është serioze, janë njoftuar mediat, janë njoftuar palët dhe ministri nuk ëhstë prezent. Urgjenca është shërbim jetik i cili duhet të ekzistojë prandaj jam e bindur që mjekët do të mund të na japin mendime të vyera”, tha Vokshi.

Albana Vokshi: Me mungesën e tij ministri shpërfill mjekët profesionistë. Donim të dinim kush është fati i urgjencës pse ka shkelur ligjin ministri? Të na jepte informacione. Shpreh keqardhje për mungesën e ministrit Shkelje flagrante e rregullores, e Kushtetutës.

Klodiana Spahiu: Keni sjellë një peticion në 1.2.2016. Kemi qenë bashkëpunues me bluzat e bardha, janë marrë në konsideratë kërkesat tuaja. Mbledhja sot e komisionit shkel të gjitha rregullave. Çdo qytetar e di që ditën e mërkurë në orën 11:00 është mbledhje qeverie. Një seancë dëgjimore si mund të thirret një ministër kur është mbledhja e qeverisë?

Vokshi: Ja dhamë të drejtën të vinte në orën që donte

Spahiu: Ulni tonin dhe mundohuni të jeni korrekte kur shpjegoheni. Unë dua të sqaroj mjekët

Vokshi: Ti mos mbro atë që është e pambrojtshme

Spahiu: Pranoni që keni vendosur një mbledhje kur ministri s’vjen dot.

Vokshi: Më refuzoi në mënyrë sistematike, u tall, më tha të dëgjoj në datë 15 apo 16 kur urdhri ka dalë në 1 shkurt. Nuk e mbron dot shkeljen e Kushtetutës.

Petrit Vasili: Jemi për një çështje që ka sensibilitet, shqetësimi i profesionistëve. Nuk ka interes askush të dëgjojë këto, të futemi në temën e diskutimit, lëreni debatin, unë i pari ngrihem e iki. Kam ardhur të dëgjoj shqetësimet.

Vokshi: Njoftimi është bërë që do ishte ministri këtu, nuk është serioze janë njoftuar të gjithë që do ishte ministri. Na mblodhi interesi i publikut është shpërbërë urgjenca e Tiranës.

Mjeku Dritan Kocia: Koha ka qenë shumë e reduktuar, një pjesë e stafit vijon të jetë në punë, dërguam një peticion deri tek kryeministri e kryeparlamentari. Patëm një takim me ministrin, me dëshirën tonë për të zgjidhur problemin, deri tani nuk kemi zgjidhur gjë. Ju bëj me dije se funksioni i urgjencës së Tiranës, e cila funksionin të paktën prej 60 vitesh, jemi shërbim për Tiranën por dhe jo vetëm për këdo që hyn në qytet. 35 mijë dhënie ndihme në punë, zjarr, katastrofa njerëzore. Kujtojmë Gërdecin makinat tona hynë të parat atje para policisë. Kemi mirëmenaxhuar mitingjet, grevat, që pas viteve ‘90. Staf me 65 persona, kryejnë deri në 20 mijë dhënie ndihmë. Është shërbimi i ndihmës së parë për qytetarët apo jo? Ju bëj me dije se një numër jo i vogël kërkesash të qytetarëve nuk është përmbushur pasi funksionojmë me 3 autoambulanca. Punoj që nga viti 2000 aty, para ‘90 ishim me 5 ekipe mjekësore, ndërkohë në rrethe funksionojnë me 2 autoambulanca dhe 2 ekipe mjekësore në terren. 1 milionë banorë me 3 automjete, jemi munduar edhe pse do duhet të bëhej më shumë por kjo është logjistika jonë. Shqetësimi ynë i befasishëm, u njohëm me një vendim që ka ndodhur një shpërndarje nëpër tre spitale të tjera. Kishim rreth një vit që ishim njoftuar për formimin e urgjencës kombëtare. Pretendohej që qendra kombëtare, një organizëm i veçantë që do përfshinte gjithë urgjencat. Ndërkohë në mënyrë të shpejtë dhe befasishme morëm vesh që do shpërndahemi në 3 spitale. Bëhet fjalë për spitale terciare, qendra universitare ku urgjenca është pritëse, jo paraspitalore, nuk është lëvizëse në familje apo kudo qoftë. U diskutua që do kalonim në urgjencë spitalore. Lajmin e morëm vesh nga News 24. Urgjenca paraspitalore ku do funksionojë? Ku shqetësim na detyroi të merrnin nismën për peticion. Kërkojmë të gjendet një zgjidhe që kjo urgjencë të funksionojë, të shtohet me logjistikë.

Next Post

Homazhe në nder të akademikut Kristo Frashëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In