Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me “Zoom” që Kuvendi i Republikës pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se rasti i agresionit rus në Ukrainë është ndër rastet e rralla që ka bërë bashkë politikën shqiptare.
“Shkëlqesia juaj presidenti i Ukrainës, sot ky parlament nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla rastet që ky parlament ka qenë dakord, por agresioni rus është një nga ato raste kur ne kemi qenë dakord pa bërë asnjë diskutim. Të gjithë deputetët, i gjithë kombi shqiptar është rreshtuar krah jush që në orët e para të nisjes së luftës. Mundësit tona për t’ju ndihmuar janë krej modeste, por Shqipëria mund të jetë e vlefshme me zërin e saj. Qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e kombeve të Bashkuara.
Në 5 maj Shqipëria do të jetë në tryezën e përbashkët të donatorëve që do të mbahet në Poloni dhe do të japë kontributin e saj”, tha Rama.
g.kosovari











