• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mundësi punësimi në Gjermani, ambasada: Ja rregullat e reja

by A R
14/11/2019 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 1 Nëntor 2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. Ligji i ri zgjeron mundësitë tashmë ekzistuese për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria, dhe vende të tjera të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Ambasada gjermane në Tiranë jep më shumë informacione mbi ligjin e ri dhe se çfarë duhet të kenë parasysh personat që synojnë këtë shtet për t’u punësuar.

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Kur hyn në fuqi Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikuar një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dy-vjeçare të arsimit profesional.

Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm.

Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara , mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale.

Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

Ç’duhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://ëëë.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse autoritetet gjermane e kanë njohur kualifikimin vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikimi në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhënie pune edhe gjatë periudhës së kualifikimit.

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t’u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesional. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikimi po përmirësohen.

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicion në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicion edhe fletët përkatëse të informacionit.

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani (gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

Next Post
Prej 38 vitesh e verbër, por as familja nuk e dinte… (FOTO)

Prej 38 vitesh e verbër, por as familja nuk e dinte... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In