• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mundësi për grupet terroriste”/ Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

by Java News
16/04/2021 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneruar aftësitë që do t’u duheshin për të kryer një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimi i tyre, i cili u bë në të njëjtën ditë që Presidenti Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në të cilën janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ngre shqetësimet e rrënjosura thellë të shprehura nga shumë zyrtarë amerikanë dhe ish-zyrtarë, lidhur me tërheqjen e 2.500 deri në 3.500 trupa nga Afganistani, së bashku me mijëra vetë të personelit civil.

Vendimi mundet gjithashtu të nxisë shqetësime të mëtejshme, me kritikët që i mëshojnë frikës se kushtet që lejuan Afganistanin të bëhet një strehë për terroristët mund të rikrijohen serish së shpejti, pavarësisht nga gati dy dekada luftë.

“Ekziston një rrezik i konsiderueshëm me tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe ushtrisë së koalicionit“, u tha drejtori i ri i CIA-s, Bill Burns ligjvënësve të mërkurën.

“Aftësia e qeverisë amerikane për të vepruar ndaj kërcënimeve do të zvogëlohet. Ky është thjesht një fakt”, tha ai, duke paralajmëruar se al-Kaida dhe ISIS-i në Afganistan, “synojnë të rikuperojnë aftësitë për të sulmuar objektivat amerikane, qoftë në rajon, në Perëndim apo në territorin amerikan”.

Por zoti Burns shtoi se pavarësisht dëshirës që ka al-Kaida dhe ISIS-i për të sulmuar SHBA-në, “realiteti është se asnjë prej tyre nuk e diposponon sot atë kapacitet”.

Zyrtarë të tjerë të lartë të zbulimit thanë gjithashtu se kërcënimi nga terrorizmi që nxiti fillimisht SHBA-në të shkojë në luftë në Afganistan nuk është më rreziku kryesor.

“Ka grupe terroriste të cilat përfaqësojnë kërcënime shumë më serioze“, tha zoti Burns.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve se rreziku që paraqitet në Afganistan është eklipsuar gjithashtu nga kërcënimet që vijnë nga vende të tilla si Kina, të cilën ajo e quajti një “përparësi të pashembullt”, duke shtuar gjithashtu Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Edhe ekstremistët vendas nga një “gamë e gjerë motivimesh ideologjike paraqesin një kërcënim të madh e të afërt”, tha zonja Haines.

Ligjvënësi Marco Rubio, republikani kryesor në Komisionin e Zbulimit të Senatit, shprehu shqetësimin lidhur me tërheqjen e trupave.

“Ekziston një mundësi shumë reale që në një të ardhme shumë të afërt, fatkeqësisht dhe tragjikisht që Talibanët të rimarrin kontrollin mbi të gjitha pjesët thelbësore të Afganistanit“, tha ai.

“Nëse ata e bëjnë këtë, mendoj se është pothuajse e sigurt që al-Kaida do të rikthehet“, shtoi zoti Rubio. “Askush nuk mund ta mohojë se do të ketë pasoja serioze mbi sigurinë e vendin tonë në vitet që vijnë“.

Vlerësimet e fundit, si nga SHBA ashtu edhe nga vendet e tjera, tregojnë se dekada të tëra presioni antiterrorizëm e kanë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme udhëheqjen e al-Kaidës dhe numrin e saj të përgjithshëm në Afganistan./VOA

Next Post
Zyrtari i LSI-së me fletë votimi në makinë/ ‘Shpërthen’ Meta: Të varet në mes të Pukës, siç do t’i var unë të gjithë ata…

Zyrtari i LSI-së me fletë votimi në makinë/ 'Shpërthen' Meta: Të varet në mes të Pukës, siç do t’i var unë të gjithë ata...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In