Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shqiptarin Petrit Lekaj, i cili masakroi me thikën vajzën e tij Sabrina Lekaj në Australi.
Mediat e huaja kanë publikuar bisedën e fundit që babai mizor ka bërë me policinë, pas vrasjes së vajzës së tij. Raportohet se ka qenë vetë 49-vjeçari, i cili ka telefonuar policinë.
“Mik, a mund të më thuash se çfarë ka ndodhur? Ne mund të vijmë me shpejtësi dhe ta ndihmojmë vajzën tuaj”, i ka thënë oficeri i policisë.
Ndërsa, burri është përgjigjur: “Jo, ajo iku… ajo iku”.
Trafikanti i drogës Petrit Lekaj 49 vjeç goditi me thikë tetë herë 20 vjeçaren brenda “Mercedes-it” të bardhë, korrikun e kaluar.







Kanë kaluar vetëm 7 muaj nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49 vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të vriste me thikë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeç dhe më pas do të tentonte të vetëvritej.

Kjo foto familjare u realizua vetëm 2 vjet para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Ata ishin mbledhur për të festuar 18 vjetorin e Sabrinës.

Ndërsa kjo foto u realizua të mërkurën, ku Petrit Lekaj doli para gjykatës Supreme të Australisë së Jugut.
Transformimi i tij është i dukshëm aq sa është gati e pamundur për ta njohur.
49-vjeçari mbetet në paraburgim dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Por ai do të mësojë të martën e ardhshme kur do të ketë të drejtën e lirimit me kusht.
g.kosovari











