• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mund të shkelësh një lëkurë banane, të biesh mbrapsht dhe s’je më”/ Duka flet për mandatin e dytë në UEFA dhe konfliktin me Veliajn

by Java News
27/05/2022 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas finales së madhe të suksesshme të Europa Conference League, presidenti i FSHF Armand Duka u pyet në emisionin “LOG.” nga gazetari Endri Xhafo për rifillimin e mundshëm të konfliktit me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që e kishte cilësuar largimin e Armand Dukës nga kreu i FSHF “betejën e jetës së tij”.

Në fakt më herët, në një lajm të ABC, gazetari sportiv Bledar Kuka, duke iu referuar burimeve pranë Federatës, kishte raportuar se, pas finales, kupola e futbollit i ndruhej fort rifillimit të konfliktit nga ana e Bashkisë Tiranë, që ishte pezulluar vetëm pas kërcënimeve të UEFA-s se nëse politika do të ndërhynte në zgjedhjet për FSHF, finalja e Tiranës do të anulohej.

Gazetari Endri Xhafo i kujtoi presidentit Duka se ndërsa ai e falenderoi kryebashkiakun Veliaj në emër të përveçëm, zoti Veliaj jo vetëm nuk i përmendi emrin në falenderimet e tij, – duke falenderuar federatën si institucion, – por në foton me Lorik Canën në prezantimin e kupës së kompeticionit nuk e përmendi zotin Duka që ndodhej edhe ai në foto. Presidenti i FSHF përsëriti se konflikti nuk kishte filluar nga FSHF, por nga Bashkia e Tiranës. I pyetur nëse do ta përfundojë këtë mandat, kreu i FSHF-së tha se “e ardhmja nuk dihet ç’mund të të rezervojë”.

“Mund të shkelësh një lëkurë banane, të biesh mbrapsht dhe nuk je më”, u shpreh Duka. Mirëpo i pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë si anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, kreu i FSHF u përgjigj pozitivisht. “Fillimisht, – tha ai, – do të shohim nëse e kemi mbështetjen e 55 federatave kombëtare dhe pastaj do të veprojmë”.

Që prej shkurtit 2019, me një mandat katër vjeçar, Armand Duka është anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, qeverisë europiane të futbollit, krahas emrave si Karl-Heinz Rummenigge apo Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG.

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë sot? Një asteroid gjigant do t’i afrohet Tokës, NASA: Ky është më i madhi që…

Çfarë pritet të ndodhë sot? Një asteroid gjigant do t'i afrohet Tokës, NASA: Ky është më i madhi që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In