• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mund të qëllohem për vdekje”/ Elon Musk shpreh shqetësimin se mund ta vrasin: Rreziku është real!

by
14/12/2022 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i ri i Twitter, miliarderi Elon Musk është shprehur se po përballet me një rrezik “mjaft real” që dikush ta vrasë atë.

Këto komente Musk i ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter Spaces.

“Për sa kohë që nuk po i shkaktoni vërtet dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, tha Elon Musk gjatë bisedës së tij të fundit në Twitter Spaces.

Musk të shtunën pretendoi se rreziku që t’i ndodhë diçka e keqe apo edhe të vritet është real. Në një bisedë me audio që zgjati prej rreth dy-orësh në Twitter Spaces, Musk deklaroi se kohët e fundit, ai “definitivisht” nuk do të bënte asnjë xhiro me makinë në ajër të pastër.

“Sinqerisht, rreziku që të më ndodhë diçka e keqe, apo edhe fjalë për fjalë të qëllohem (vritem), është mjaft real,” tha ai, duke shtuar, “Nuk është aq e vështirë të vrasësh dikë nëse do, kështu që shpresojmë se nuk do ta bëjnë dhe fati do të buzëqesh me situatën, me mua, dhe kjo nuk ndodh… Ka padyshim një rrezik të madh atje,” shtoi ai.

Më tej, gjatë diskutimit, CEO i Tesla dhe SpaceX foli për rëndësinë e fjalës së lirë dhe planin e tij të ardhshëm për Twitter. Ai tha se “në fund të ditës, ne thjesht duam të kemi një të ardhme ku nuk jemi të shtypur. (ku) fjala jonë e lirë nuk është e shtypur dhe ne mund të themi atë që duam të themi pa frikë nga hakmarrja”.

“Përderisa në të vërtetë nuk po i shkaktoni dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, shtoi Musk.

Miliarderi i teknologjisë deklaroi gjithashtu se gjatë historisë, liria e fjalës ka qenë jo e zakonshme. Ai shtoi se duhet të luftojmë shumë për ta mbajtur atë sepse është një gjë kaq e rrallë dhe nuk është aspak diçka e paracaktuar.

Diskutimi i zotit Musk në “Twitter Spaces” erdhi një ditë pasi gazetari Matt Taibbi – me drejtimin e Musk – publikoi komunikime të brendshme mes drejtuesve më të lartë të Twitter para se kompania të blihej nga CEO i Tesla-s, duke treguar se si platforma kishte pezulluar dhe censuruar përdoruesit që komentuan historinë e laptopit të Hunter Biden, djalit të Joe Biden.

Musk pretendoi se dosjet tregojnë se si Twitter “po vepronte si një krah” i Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke ndërhyrë drejtpërdrejtë në sistemin zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se do të publikonte edhe më shumë dosje në të ardhmen e afërt dhe tha se, “ne thjesht do të vendosim të gjithë informacionin para jush dhe do të përpiqemi të nisim në një faqe të pastër, do të jemi vazhdimisht më të mirë dhe do të detyrojmë kompanitë e tjera të medias që gjithashtu të jenë më shumë në krah të së vërtetës ose përndryshe do të humbasin ndjekësit dhe lexuesit e tyre”.

/e.d

Next Post
“Kërkesë për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë”/ Escobar ‘i prerë’ për qëndrimin e SHBA: Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë!

"Kërkesë për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë"/ Escobar 'i prerë' për qëndrimin e SHBA: Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com