Vijon të jetë i paidentifikuar 30-vjeçari që u gjet ditën e djeshme i mbytur në Zvërnec të Vlorës. Dyshimet e para ishin për ndonjë peshkatar të zonës, por veshja e të riut i rrëzon dyshimet.
Sakaq, në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, viktimës i janë konstatuar disa hematoma më kokë dukë ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.
Në gishtin tregues të njërës dorë, i riu ka një tatuazh ( një kafkë).
Trupi i tij u gjet në breg të detit në Zvërnec rreth orës 11:15, në afërsi të Petroliferës.
g.kosovari