Psikiatri Sadik Lala ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të Gert Shehut, personi i cili goditi me grusht Sali Berishën më 6 Dhjetor.
Psikiatri ka lëshuar pas ngjarjes një vërtetim mjekësor për gjendjen e 31-vjeçarit. Gjatë emisionit “Opinion”, ai tha se nuk ka dhënë shpjegime në prokurori për këtë çështje, por tha që është i gatshëm të japë.
Ai u shpreh se pacienti vuan nga psikoza.
Psikiatri komentoi një foto nga momenti i sulmit ndaj Berishës, ku Shehu përgatitet për të sulmuar Berishën. Lala tha se e konsideron atë veprim të Shehut një deluzion dhe se ai mund të jetë në ndikimin e idesë së tij dhe të dëgjojë zëra.
A mund të na thoni doktor nëse pacienti ka marrë mjekim dhe nëse nuk merrte mjekim çfarë patologjish shfaqte?
Sadik Lala: Nuk e kam vënë diagnozën aty për arsye legale, për arsye etike, profesionale dhe ligjore. Shkurtimisht që mos t’ju marr shumë kohë, pacienti është thënë vuan nga psikoza. Një psikozë të nderuar ka tre karakteristika, halucinacione, deluzione dhe sjellje të çorganizuar. Jo domosdoshmërisht i ka të gjitha dhe jo domosdoshmërisht mjeku i kap të gjitha. Për shembull, në këtë foto që keni ju në ekran, unë si psikiatër dhe çdo psikiatër tjetër, me ato veprimet që bën e konsiderojmë një deluzion. Personi mund të jetë në ndikimin e idesë së tij dhe mund të dëgjojë zëra që i thonë, godite, hidhu, stërvitu. Klodi tha pak më parë që ishte praktikant. Unë në një intervistë në klinikë e kam të dokumentuar, i kam thënë që çfarë besimtari je ti që pi drogë. Për fat të mirë ishte i sinqertë në momente të caktuara. E kam pyetur ke pirë. Po kam pirë tha. Po pse ke pirë, një besimtar mysliman, duhet të pijë drogë? Është ngritur dhe ka ikur. Është sjellje tipike e pacientëve të tillë.
/a.r