• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund ta fusë vendin në luftë civile Lulëzim Basha?

by Ilir Yzeiri
19/04/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Personalisht mendoj që nuk mundet, sepse nuk ka as fuqi, as karizëm, as mbështetje në popull, pra nuk ka asgjë që të mund të bindë një pjesë të popullit që të ngrihet kundër pjesës tjetër. Po çfarë zotëron ai deri tani ? E kam thënë dhe e përsëris që Lulëzim Basha vetëm reciton një tekst të shkruar më parë nga Sali Berisha. Vetëm kaq.

Kush e mbështet Lulëzim Bashën ? Në pjesën më të madhe e ndjekin fanatikët e ndershëm të PD-së, ata që janë betuar se do të vdesin me emrin e PD-së në zemër. E ndjekin një grup i madh që e urrejnë për vdekje Edi Ramën dhe e ndjekin gjithashtu një grup tjetër që duan të bëjnë karrierë në PD duke u promovuar si deputetë apo si analistë që gjejnë flori të pastër në ligjërimin e Lulit, i cili ligjërim, për hir të së vërtetës, sa i takon sistemit referencial filozofik shkon nga telenovelat turke me Ezelin deri te urtësia popullore që e barabit fatin e Edi Ramës me atë të plakave si shenjë e motit të keq që zgjat tri ditë në prill. Megjithatë secili është në të drejtën e vet që të bëjë politikë bashkë me Lulin dhe ta ndihmojë Lulin që teksti i tij të paraqitet në publik me sa më shumë variacion stilistik dhe me sa më shumë forcë bindëse.

Lulin nuk e mbështesin institucionet ndërkombëtare dhe aleatët perëndimorë të Shqipërisë. Të gjithë ata që i thonë Lulit se bota perëndimore është manipuluar nga krimineli Edi Rama, janë në të drejtën e tyre që t’i tregojnë Lulit besnikëri, dashuri dhe mbështetje derisa ai ta kthejë çadrën e lirisë nga një auditor me formën e kurseve ideologjike të Partisë në një shtab të organizmit të rezistencës së armatosur përballë klikës së Edi Ramës.

Lulëzim Basha i ka dhënë të drejtën vetes që të paraqitet si zëdhënës i popullit shqiptar që po shtypet nga klika e rekordeve kriminale të Edi Ramës. Ai është emëruar vetë si kriteri i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këtë vend dhe e ka shpallur veten kampion të njeriut që do ta shpëtojë këtë vend nga klika kriminale e Edi Ramës. Tani ky vetemërim në krye të zemërimit popullor që Lulëzim Basha i ka bërë vetes së tij, meriton pak analizë. E para, Lulëzim Basha është kryetar i një force politike dhe përfaqëson një koalicion opozitar, pra, në rastin më të mirë përfaqëson gjysmën e popullit. Gjysmën tjetër jo. Gjysma tjetër përfaqësohet nga ai person që sot është kryeministër i vendit dhe deri në vitin 2013 ishte në krye të një kolaicioni që ka në Kuvend sot e gjithë ditën të paktën 84 deputetë.

Tjetër, nëse Edi Rama mund t’i vjedhë zgjedhjet me paratë e drogës ky është një perceptim politik i Lulit dhe i mbështetësve të tij. Por pjesa tjetër e popullit ka të drejtë të ketë një gjykim tjetër të ngritur gjithashtu mbi një perceptim tjetër. Edhe ti Lulëzim Basha je akuzuar nga opozita e atëhershme se ke vjedhur 220 milione euro nga Rruga e Kombit. Edhe ti mund t’i përdorësh këto para për të blerë zgjedhjet. Sipas perceptimit që ke ti për Edi Ramën i bie që edhe socialistët të kenë po të njëjtin perceptim për ty. Ndaj kauza jote nuk mund të jetë motiv i zemërmit mbarëpopullor, por është motiv politik për të ndezur mbështetësit e tu.

Lulëzim Basha ka shpallur se ditën që në Kavajë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale ai do të organizoje një protestë të fuqishme në këtë qytet dhe do të mbledhe aty gjithë demokratët e Shqipërisë për ta shkatërruar procesin zgjedhor dhe për t’i bërë një atentat demokracisë duke përdhosur ditën e shenjtë kur populli thirret për të vendosur. Pra, nëse ka një ditë të vetme që pushtetin e ka realisht populli kjo është dita e votimeve dhe në atë ditë ndalohet propoganda, ndalohen manifestimet dhe të gjitha llojet e veprimtarive që do ta shkatërronin pushtetin e popullit. Qeveria e ka me ligj të drejtën që të garantojë ditën e zgjedhjeve dhe të drejtën e asaj pjese të popllsisë së Shqipërisë që është thirrur të ushtrojë pushtetin e saj. Nëse Lulëzim Basha dhe ata që e nxisin atë drejt greminës politike nuk ndalojnë, atëhere realisht vendi më 7 maj futet në luftë civile. Pra nëse Lulëzim Basha e pushton Kavajën me ndjekësit e tij ditën që aty zhvillohen zgjedhjet, ai realisht ka nisur luftën civile dhe përplasjen popullore.

Lulëzim Basha po bën provën gjenerale në Kavajë dhe mesa duket është përgatitur që më 18 qershor ta shtrijë aksionin e tij politik për shkatërrimin e sistemit demokratik në Shqipëri më 18 qershor në të gjithë vendin. Nëse në Kavajë ai do të arrijë të dhunonjë qytetin me manifestimin antiligjor, atëhere më 18 qershor ai do të dhunojë të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe do të hedhë në erë sistemin demokratik.

Po qeveria si do të sillet ? Pjesa më e madhe e popullit nuk dëshiron luftë sociale dhe përplasje civile. Qeveria dhe organet që ruajnë rendin paguhen që të garantojnë jetën e shqiptarëve. Edhe në këtë rast të gjithë ata që thyejnë rendin shoqëror duhet të përgjigjen penalisht. Edhe Edi Rama u thirr në prokurori për nxitjen dhe organizimin e 21 janarit.

Lulëzim Basha është i vendosur që ta çojë vendin në përplasje shoqërore dhe në tekstin që ai reciton tash dy muaj në çadër, ai paraqitet me profilin e udhëheqësit anarkist e antisistem. Mbetet për t’u parë sesa të përgatitur janë të gjithë ata që janë frymëzuar prej tekstit të Bashës që të shkatërrojnë zgjedhjet në Kavajë dhe të paralajmërojnë shqiptarët se më 18 qershor Lulëzim Basha nis përplasjen e madhe shoqërore.

Next Post
Shpërthen bashkëshortja e pronarit të vrarë në marketin e Durrësit: Ti Jurgen Kurti vrave Agimin

Shpërthen bashkëshortja e pronarit të vrarë në marketin e Durrësit: Ti Jurgen Kurti vrave Agimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In