Muffins me çokollatë dhe arra kokos
Përbërësit (për 25 copë):
275 gr miell
2 lugë çaji sheqer pluhur
1/2 lugë çaji sodë buke
4 lugë gjelle kakao
1 vezë
130 gr sheqer
80 gr margarinë
3 lugë kos
100 gr djathë krem
100 gr arra kokosi
2 lugë gjelle sheqer
pluhur vaniljeje
100 gr çokolatë kuzhine
2 lugë qumësht
Përgatitja:
Fillimisht përziejmë miellin me sheqerin pluhur, vaniljen dhe sodën. Në një enë tjetër përziejmë vezën me sheqer pastaj i shtojmë kokosin dhe margarinën. I bashkojmë të dyja përzjerjet bashkë dhe i përziejmë mirë. Djathin krem, sheqerin, vaniljen dhe kokosin i përziejmë për reth 5 minuta. Nga kjo masë formojmë 24 toptha të vegjël. I pjekim në temperaturë 180 gradë rreth 25 minuta. Kur të ftohen i lyejmë me çokollatën e shkrirë u hedhim përsipër kokosin.









