• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muç Nano: Myslimanët duhet të mësohen me faktin se njeriu është i lirë

by Java News
20/11/2018 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Disa javë më parë, një këngëtare irlandeze me emrin Sinead O’Connor u konvertua në Islam. Sot që po flasim, ajo është myslimane. Dhe emrin e ka ndryshuar, siç bëjnë rëndom ata që konvertohen në Islam. Tani e quajnë Shuhada Davitt. Ndërsa disa ditë më parë, një këngëtar tjetër bëri të kundërtën. E la Islamin. Ishte mysliman, dhe doli e tha se nuk është më mysliman. Është fjala për këngëtarin Zayn Malik, njërin prej anëtarëve të bandës së famshme One Direction”, me këtë frazë nga monologu i tij e ka nisur emisionin Mustafa Nano.

Sipas Nanos, kush i ka ndjekur këto dy ngjarje, nuk mund të mos ketë bërë një vëzhgim, që ka qenë shumë i kollajtë për t’u bërë. Ai është shprehur se në rastin e këngëtares irlandeze që u konvertua nga Krishtërimi në Islam askush nuk e bëri për të madhe, askush nuk u trazua thjesht u dha një lajm, dhe kaq.

“Nuk pati komente, reagime, mllefe. Asaj askush nuk i tha asgjë. Askush nuk e qortoi, askush nuk hodhi në adresë të saj sharje a fyerje. “U bë myslimane? Po mirë, për hajër i qoftë!” – ky u duk se ishte mesazhi i heshtjes, me të cilën u shoqërua ai lajm”, u shpreh ndër të tjera drejtuesi i Provokacija.

MONOLOGU I PLOTË:

“Disa javë më parë, një këngëtare irlandeze me emrin Sinead O’Connor u konvertua në Islam. Sot që po flasim, ajo është myslimane. Dhe emrin e ka ndryshuar, siç bëjnë rëndom ata që konvertohen në Islam. Tani e quajnë Shuhada Davitt. Ndërsa disa ditë më parë, një këngëtar tjetër bëri të kundërtën. E la Islamin. Ishte mysliman, dhe doli e tha se nuk është më mysliman. Është fjala për këngëtarin Zayn Malik, njërin prej anëtarëve të bandës së famshme One Direction.

Kush i ka ndjekur këto dy ngjarje, nuk mund të mos ketë bërë një vëzhgim, që ka qenë shumë i kollajtë për t’u bërë. Në rastin e këngëtares irlandeze që u konvertua nga Krishtërimi në Islam askush nuk e bëri për të madhe. Askush nuk u trazua. U dha një lajm, dhe kaq. Nuk pati komente, reagime, mllefe. Asaj askush nuk i tha asgjë. Askush nuk e qortoi, askush nuk hodhi në adresë të saj sharje a fyerje. “U bë myslimane? Po mirë, për hajër i qoftë!” – ky u duk se ishte mesazhi i heshtjes, me të cilën u shoqërua ai lajm.

Ndërsa në rastin e dytë, reagimi është i tjetër lloji. Dhe të mendosh që ky rast është më i butë. Zayn Maliku nuk ndërroi fe. Nuk u bë i krishterë. Thjesht la të vetën, dhe u hodh në një lloj besimi individual. Ai vetë tha se fetarisht veten e identifikonte me një lloj besimi spiritual në Zot. Por mysliman nuk ishte më. Nuk ndihej më i tillë. “Nuk besoj më në një Zot që të mëson se çfarë mishi duhet ngrënë dhe se duhet të lutemi pesë herë në ditë. Unë thjesht besoj se ne njerëzit duhet të jemi të mirë”. Ja, këtë tha ai në thelb.

Por shumë shpejt e pa veten të rrethuar. Prej sulmeve online, u detyrua të merrte vendimin për t’u larguar nga rrjetet sociale, feisbuku e tuiteri. Sepse ata që deri në atë moment i kishte patur simpatizantë e dashamirës u tjetërsuan si me magji prej lajmit. Një pjesë u habitën, të tjerë mbetën pa fjalë, të tjerë akoma pësuan një ftohje të menjëhershme ndaj tij, ndërsa të shumtit iu shndërruan në armiq. “Turp të të vijë! Nuk ishte ti që e le Islamin, sidoqoftë. Ishte Islami që të la ty”, i shkruante dikush. “Turp, turp, turp, por dije që Ti del u humbur në këtë mes”, ia bënte një tjetër. “Ti je një dështak, të urrej”, shkruante një i tretë. “Më lëndove me këtë që bëre; nuk jam më një simpatizant i yti”, ishte mesazhi i radhës, e kështu me radhë. Të vetmit myslimanë që solidarizoheshin me të ishin ata që nuk janë më myslimanë.

Është kjo që ndodh gjithnjë në rrethana të ngjashme mes myslimanëve. Të gjithë solidarizohen kundër njërit, dhe kështu, dezertorit i duhet të përballet me idenë që i ka të gjithë kundër. Duhet guxim i jashtëzakonshëm t’u dalësh kundër të gjithëve, apo jo? Dhe nuk është vetëm kjo. Është vetë doktrina islame që dezertimin, thënë ndryshe braktisjen e Islamit, e dënon më rëndë se çdo mëkat tjetër. E dënon me vdekje që në tokë. Kështu thonë normat e Sheriatit. Ju kujtohet ngjarja me Salman Rushdie-në? Për shkak të një presioni të tillë, ai fillimisht, me të dalë dekreti fetar i Khomeinit që e dënonte me vdekje, bëri një tërheqje me anë të një deklarate. Kur kjo ndjesë nuk iu llogarit nga askush, ai bëri rikonvertimin në Islam, duke e shushatur Christopher Hitchensin që i kish dalë në mbrojtje deri në atë moment. E vetëm më pas iu desh ta linte Islamin për herë të dytë. E për fare. Dhe sot rron mes bodyguardëve. Këta të fundit i janë bërë si gjymtyrë të vetat.

Duket se ka ardhur koha që myslimanët e Europës, por edhe tanët, të mësohen me faktin se njeriu është i lirë, është i lirë të shprehet, është i lirë të organizohet në mbrojtje të të drejtave të veta, është i lirë të manifestojë identitetin e vet kombëtar, politik, kulturor, gjinor, fetar, është i lirë për të ushtruar besimin fetar që ai dëshiron, është i lirë për pasojë edhe për të zgjedhur një fe të caktuar, edhe për ta braktisur atë fe. Nuk mund të kërkosh lirinë tënde për të besuar e në të njëjtën kohë t’ia mohosh tjetrit lirinë për të mos besuar. Nuk ka kuptim kjo gjë. Përsëris: nuk ka kuptim kjo gjë.”

Next Post
“Çlirohet” Panuçi: Të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian

"Çlirohet" Panuçi: Të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In