• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Muç Nano, monologun ia dedikon Ornela Vorpsit: “Më urrejnë ngaqë doja një burrë”

by Java News
17/04/2018 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ka nisur me lajmin kryesor të këtyre ditëve, moderatori i njohur, artisten qe jeton jashtë vendit.  “Dje, më erdhi një email nga Ornela Vorpsi”, kështu e nis monologun e kësaj puntate të emisionit të tij, Mustafa Nano.

Kësaj here ai kishte zgjedhur të fliste për një personazh që këto ditë është përfolur shumë në media. Në këtë letër, të shkruar prej tij, ai kishte renditur disa arsye se përse deklarata e Vorpsit, ku shprehet se ishte dashuruar me Edi Ramën por ai nuk e donte, tërhoqi kaq shumë vëmendje.

E plotë:

Dje, më erdhi një email nga Ornela Vorpsi. Dhe ajo më shkruante:

“I dashur Much, në këtë vendin tënd dhe timin, që ti mund të mendosh se është më shumë i yti sesa i imi, por që në fakt nuk është hiç e thënë të jetë kështu, mund fare mirë që të jetë më shumë i imi sesa i yti, në këtë vendin tonë sidoqoftë, shenja më e parë dalluese është prapambetja. Është një prapambetje që gati-gati të merr frymën. Dhe është e gjithëgjendshme. Kjo do të thotë se ti nuk i ikën dot asaj. Prindërit e mij, por edhe unë në një farë mase, jemi persekutuar nga diktatura komuniste, por këtu persekutorja më e madhe ka qenë, është e do të jetë prapambetja. Një regjim politik vjen dita që vdes, por prapambetja mbetet. Okupatore. Sundimtare. E pamëshirshme.

 Pse t’i them këto? Sepse këto ditë kam parë reagime të çuditshme ndaj ca qëndrimeve të mija. Tani, jam dakord, edhe unë e kuptoj se e teprova kur thashë se Edi Rama ka qenë gjeni, se ai magjepsi gjithë Parisin në vitet ’90, se ai po e ngre lart këtë komb, se ai po bën mrekullira si kryeministër. Këto ishin fraza që më dolën në një bisedë të shpenguar me ca gazetarë, nuk është se i besoj vërtet këto gjëra.

Ok, ndonjë gjë e besoj, por që Edi Rama magjepsi Parisin jo, sepse rëndom është Parisi ai që magjeps njerëzit dhe jo njerëzit që magjepsin Parisin. Ajo ishte një frazë që unë e lëshova ashtu, siç më erdhi, ndoshta ka qenë thjesht një ëishful thinking. Ishte një padjallëzi e imja. Dhe mua nuk më vjen aspak keq. Nuk mund t’i vijë keq askujt për padjallëzitë e veta.

 Mirëpo, po vë re se këto fjalë kanë trazuar dynjanë. Dhe unë kam zbuluar një gjë. Nuk janë këto konsiderata të shpenguara të mijat që kanë shkaktuar mërzí te disa njerëz. Jo, nuk ka gjasa të jetë kështu. Është gjëja tjetër që u ka prishur kararin. Është pohimi im se “unë kam dashur një burrë që nuk më ka dashur”. Është pikërisht kjo frazë, që ata i nxjerr nga binarët, që u trondit gjithë qënien. Sepse unë jam gruaja e parë e njohur, e bukur që pata guximin të them në publik që “unë e doja filan fistekun, e ai nuk më donte”.

Dhe ata e urrejnë këtë model gruaje. Ky është një model gruaje që “çorodit” shoqërinë, i bën gratë të jenë më të lira, ose absolutisht të lira, dhe kur them “gratë” kam parasysh të gjitha gratë, edhe gratë e tyre, motrat e tyre, ndoshta edhe nënat e tyre, dhe ruajna Zot, vetëm kjo nuk u duhet, nuk është ky rendi i gjërave në kokën e tyre; rendi i gjërave është një tjetër, është ai në të cilin gratë duhet të kenë turp të flasin për përvojat e tyre intime, për sentimentet, të dashurit apo dashnorët, për dobësitë e zemrës së tyre, për trillet e tyre, dhe uf, sikur ta dinit sa trille kemi ne gratë.

 Ja, kjo është arsyeja që ua kam heq petllën ca e cave në Tiranë me atë që thashë. Dhe s’e ke idenë sa mirë më vjen që e thashë.”

 Si thashë unë? Ky ishte emaili që më erdhi nga Ornela Vorpsi? Bëra shaka. Në fakt, ky ishte emaili që nuk më erdhi nga Ornela Vorpsi. E që unë nuk do çuditesha po të më vinte. S’ka gjë se nuk njihemi.

 Ky ishte monologu im për sonte. Dhe tani le të fillojmë./Provokacija/

 

Next Post
Rekomandimi pozitiv i KE/ Lulzim Basha: S’duhet festuar, duhet punuar

Rekomandimi pozitiv i KE/ Lulzim Basha: S’duhet festuar, duhet punuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Ndërrimi i viteve, Urgjenca: Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore

December 31, 2025
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

December 31, 2025
Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

December 31, 2025
Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com