Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se në muajin e hapur të vaksinimit, fokusi kryesor është për qytetarët më të rrezikuar mbi moshën 50 vjeç.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se synohet vaksinimi i studentëve në mënyrë që ata të jenë sa më të mbrojtur në vitin e ri akademik.
Më tej Manastirliu ka njodtuar se në qendrën shëndetësore të Sarandës po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kundër koronavirusit me 17 mijë vaksinime në total.
Postimi i Manastirliut:
VAKSINIM VAKSINIM VAKSINIM. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me vaksinimin e të gjithë qytetarëve +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por duke synuar edhe studentët të cilët duhet të jenë sa më të mbrojtur në auditore për vitin e ri akademik.
Vaksinimi antiCOVID në qendrën shëndetësore në Sarandë ka ecur me ritme shumë të mira mbi 17.000 vaksinime janë kryer në këtë qendër./m.j