David Sorensen, një pjesëtar i ekipit të administratës Trump ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për dhunë në familje, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Sorensen është zyrtari i dytë i administratës që dha dorëheqjen këtë javë pas akuzave për dhunë në familje, pas dorëheqjës së Rob Porter të mërkurën.
‘The Washington Post’ raportoi dorëheqjen e Sorensen të premten pas akuzave të ish-bashkëshortes së tij se ai kishte ushtruar dhunë fizike shumë herë ndaj saj.
Sorensen mohoi akuzat përmes një deklarate për mediat të premten në darkë.
“Nuk kam ushtruar kurrë dhunë kundër asnjë gruaje gjatë gjithë jetës time. Në fakt, unë kam qenë viktima e dhunës së përsëritur fizike gjatë martesës sonë, jo ish-bashkëshortja ime” shkruhet në deklaratën e tij.
Sakaq Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Sorensen i kishte mohuar akuzat nga ish-bashkëshortja e tij, dhe më pas kishte dhënë dorëheqjen.










