• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mua s’më ke ndihmuar”, nëna: Haram të qoftë ndihma ime! Turp të kesh!

by Java News
24/12/2023 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alketa pretendon në “Shihemi në Gjyq” se nëna e saj, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë. Ajo ka ardhur t’i kërkojë pjesën e saj të shtëpisë që familja ka trashëguar. Për shkak të një ngatërrese, familja ka rrezikuar që ta humbasë shtëpinë dhe  ka qenë Bahrija ajo që ka kryer pagesat që shtëpia mos të dilte në ankand.

Alketa se nëna i ka premtuar se do ta ndihmojë por s’e ka bërë. Ndërkohë në fillim të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Bahrija tha se ajo ka rritur dy vajzat e Alketës si dhe 6 nipërit. Pavarësisht kësaj, e bija kundërpërgjigjet se e ka bërë prej dëshirës dhe jo detyrimit.

Alketa: Asnjëherë s’më keni ndihmuar! As kur kam mbajtur fëmijë të sëmurë nëpër spitale, as për karta, as qysh, as tek! Ku janë lekët që morët? Më dhatë diçka?

Bahrije: Kërkoja tët eti, jo mua.

Alketa: Sikur 5 dhrahmi, më keni dhënë?  Jo!

Bahrije: Mua s’më ka ardhur ndonjë pasuri të të jap! Atij kërkoja!

Alketa: Ku janë? Erdhi në shtëpi pasuria! Babai ta dha ty në dorë! Ti e bëje komandën!

Bahrije: Unë e bëja komandën?

Alketa: Ti! Shtrove pllaka, vure dyer, bëje ballkone, shtroje shtëpinë kurse çupës tënde një pesë mijë lekëshe nuk i dhe!

Bahrije: Pse s’më lë të llafosem?

Alketa: Ku janë? Çfarë më ke ndihmuar? Më ke thënë “do të të marr shtëpi”, ku është? Më ke thënë “kam lekë në bankë”, ku janë? Më ke thënë “do të të marr makinë”, ku janë? Apo që shtrohem në spital e s’kam një ndihmë? Ku? Nënë të kam ty unë!

Bahrije: Ti s’ke ndihmë? Haram të qoftë ndihma ime!

Alketa: Fëmijët po, i ke ndihmuar, po jo mua si çupë!

Bahrije: Në këtë moment që flasim tani, ku e ke çupën e madhe? Është plasur në shtëpinë time, është plasur! Pse? Për ç’arsye? Ka nënë, ka baba! Pse të përgjigjem unë?

Alketa: Mos u përgjigj! Përse?

Bahrije: Merre nga shtëpia e mbaje ti, jo unë!

Alketa: S’e  marr!

Bahrije: Unë t’i rrita, t’i bëra gra, u bënë me nga 3 fëmijë, unë t’i kam rritur dhe stërnipërit! Turp të kesh!

Alketa: Mos më thuaj mua ti se të rrita fëmijët dhe nuk ke ti pjesë e ta kam larë shtëpinë! Unë dua pjesën time dhe të babait tim!

Bahrije: Kur ndiqja 23 vjet gjyqe unë, e fute ndonjëherë dorën në xhep?

Alketa: S’kam! Ça të të jap unë, shpirtin?

Bahrije: Më the ndonjëherë “u lodhe moj mami? U sfilite moj mami?”  Më the?

Alketa: Unë si çupë asnjëherë s’të kam ardhur në shtëpi të të hap dollapet, të të them mama më jep një pesë mijë lekëshe, asnjëherë! Se të ka dashur qejfi dhe i ke ndihmuar fëmijët e mi! Nuk të kam detyruar unë!

/f.s

Next Post
Partizani zhgënjen në prag të festave, mundet nga Erzeni

Partizani zhgënjen në prag të festave, mundet nga Erzeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In