• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mu mbushën sytë me lot kur Nano…”, fotografi i PS zbulon prapaskenat: Ju tregoj dhunën e regjimit të Berishës mbi liderët socialistë

by Ardit Rada
13/06/2020 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Tirananews, fotografi i “Zërit të Popullit”, por edhe i Partisë Socialiste, Agim Rama tregon eksperiencën e tij të veçantë dhe momentet e vështira të kaluara sëbashku gjatë punës me figurat më të rëndësishmë të kësaj partie.

“Në 28 Maj të 96′ ndodhi ajo që kam treguar disa herë, dhuna e pushtetit mbi liderët socialistë, në veçanti mbi profesor Servet Pëllumbin, Ndre Legisin, Namik Doklen, Arta Daden, Ermelinda Meksin etj. Koha ka ecur me shpejtësi. Kam parë mjaft skena të dhimbshme siç ishte ajo e vrasjeve të policëve në Cërrik, vrasja e oficerëve të ShIK në Vlorë etj.”, tregon Rama.

Ndërsa kujton se iu mbushën sytë me lot kur Fatos Nano e quajti Servet Pëllumbin profesor të marksizmit, “Gjëja që më ka ngelur në kujtesë ishte Kongresi i Partisë Socialiste ku mbajti fjalimin e tij, profesor Servet Pëllumbi dhe pas tij e mori fjalën kryetari i partisë, Fatos Nano. Ky i fundit në mes fjalëve të tij, e cilësoi dhe profesorin me gjuhën e Sali Berishës si profesor i marksizmit, duke hedhur poshtë kryesisht punën dhe mundin e këtij lideri që në kohën që Fatosi ishte në burg, lartësonte figurën e Nanos. U mërzita shumë, zbriti profesori nga podiumi dhe mu afrua, mua po më binin lotët dhe profesori më hodhi dorën në qafë dhe më tha “…ndodh dhe kështu”.

Agim Rama shprehet se e ndjen veten në kulmin e pjekurisë të realizimeve fotografike. “Mendoj që në një të ardhme të filloj botimet me albume fotografike, pasi kam një arkivë të pasur fotografike”, tha ai

Për shumë vite ju keni punuar si fotograf i “Zërit të Popullit”, por edhe i PS. Si u afruat me këtë forcë?

Jam lidhur gati 40 vite më parë. Kam bashkëpunuar me artikuj të shumtë në faqen e gazetës “Zëri Popullit”. Në të shumtën e rasteve kam qenë kritik për problemet që shfaqeshin në atë sistem. Më kujtohet një shkrim mjaft problematik në zonën e Martaneshit. Makina e kooperativës rrinte se nuk kishte benzin thoshin dhe baza ushqimore trasportohej me krahë në një distancë të largët. Shkrimin e kisha titulluar:”Gratë e Martaneshit zëvendesojnë mushkat e kooperativës”. Shkrimi nuk u botua, por u bë një analizë e madhe në Sekretariatin e KQ të Partisë të asaj kohe. Shkrim tjetër problematik ishte ai me titull: “57 pula për një kokërr vezë. Në NB e Matit një vezë kushton më shtrejtë se sa një pulë”. Ky shkrim bëri jehonë të madhe në atë periudhë. U morën dhe masa për personat përgjegjës. Në periudhën e demokracisë kam punuar për gazetën “Mati Demokratik”. Për hir të së vërtetës kam patur një kontribut goxha për ndryshimin e sistemit. Kujtoj shkrimet me tituj; “Sa tesera partie ka Met Hasa?”. Ky ishte drejtor i uzinës së ferrokromit po që nuk po gjente vetveten tek forcat e reja politike që po ngriheshin. Një tjetër ishte “Sa shumë të persekutuar po na dalin”. Fjala ishte për ish- nënkryetarin e komitetit ekzekutiv, i cili në atë kohë kishte 5 dhoma dhe ankohej për regjimin. Po kështu një kryetar Këshilli i quajtur, Isuf Neli në Klos që ua kishte nxirë jetën fshatarëve, e quante veten i persekutuar. Pra kërkonin favore në sistemin e ri që po ndërtonim.

Në Tiranë erdha në gazetën “Alternativa SD” me drejtor të ndjerin Thimi Niko. Pas disa muajsh kalova në gazetën “Zëri i Popullit”. Bëhet fjalë nga fillimi i vitit 96′. Ndoqa gjithë veprimtarinë e drejtuesve të Partisë Socialiste të asaj kohe. Me profesor Pëllumbin, Gramoz Ruçin, Namik Doklen etj. I ramë cep më cep gjithë Shqipërisë për të kërkuar votat.

Momentet më të veshtira gjatë punës tuaj?

U ndeshëm me një dhunë të papare të regjimit të Berishes. Ne Delvine forcat e policise, jo vetem qe ju sulen profesor Servet Pëllumbit në një sallë të mbyllur, por ju hodhën gaz lotësjellës shoferëve të makinave tona. Për hir të së vërtetës, grupi i shoqërimit të policisë që kishim marrë nga Tirana bënin një mbrojtje trup më trup të profesor Pëllumbit. Në Durrës u shtrua një dhunë e paparë, ju thyen kamerat kameramanëve, u rrahën dhe u gjakosën njerëz të pafajshëm. Ishte kjo dhunë që u shpërnda në gjithë territorin e Shqipërisë ku kulmi arriti pas zgjedhjeve të 26 Maj, ku vjedhja e votes ishte masive në çdo qendër votimi.

Ne 28 Maj te 96′ ndodhi ajo qe kam treguar disa here, dhuna e pushtetit mbi Lideret Socialiste në veçanti mbi profesor Servet Pellumbin, Ndre Legisin, Namik Doklen, Arta Daden, Ermelinda Meksin etj. Koha ka ecur me shpejtesi, kam pare mjaft skena te dhimbshme sic ishte ajo e vrasjeve te policeve ne Cerrik, vrasja e oficereve te ShIK ne Vlore etj.

Pas daljes nga burgu të Fatos Nano, vazhdova punë si foto- reporter por dhe si gazetar. Kur shkuam në Vlore, pas atyre skenave piramidale ku Shqipëria u ndez në flak, na doli përpara një djalë i fuqishëm që mësova që quhej, Zani Caushi me një grup luftëtarësh. Të them të drejtën u tremba sepse krisma kishte gjithe andej, mendova që do qëllonin drejt Fatosit, por në moment ky djalë që quhej Zani “mos ki frikë, ne jemi tuajt “. Pasi mbaroi mitingu do të shkonim në shtëpinë e Artur Rustemit, i cili ishte vrarë pak kohë më parë. Zani na këshilloi që nuk ishte mirë që të na shoqëronin ata, pasi rivalët e tyre mund të qëllonin në drejtim të tyre dhe për pasojë mund merrnim plumb qorr edhe ne. Shkuam me Kryetarin e Partisë, Fatos Nano për ngushëllim në familjen e të ndjerit, pastaj u kthyem në Tiranë.

Çfarë ju ka mbetur në veçanti në kujtëse gjatë eksperiecës tuaj të gjatë në punë?

Gjëja që më ka ngelur në kujtesë ishte Kongresi i Partisë Socialiste ku mbajti fjalimin e tij, profesor Servet Pëllumbi dhe pas tij e mori fjalën kryetari i partisë, Fatos Nano. Ky i fundit në mes fjalëve të tij, e cilësoi dhe profesorin me gjuhën e Sali Berishës si profesor i marksizmit, duke hedhur poshtë kryesisht punën dhe mundin e këtij lideri që në kohën që Fatosi ishte në burg, lartësonte figurën e Nanos. U mërzita shumë, zbriti profesori nga podiumi dhe mu afrua, mua po më binin lotët dhe profesori më hodhi dorën në qafë dhe më tha “…ndodh dhe kështu”.

Cilat konsideroni si punët tuaja më të mira?

Kujtoj gazetën “Koha Jonë” me drejtuesin Nikoll Lesi, me të cilin bashkëpunuam pothuajse një mandat deputeti me faqe speciale Foto- Intrigë. Duke qenë se nga 96′ e më pas kam “operuar” në sallën e parlamentit. Kam pasur mundësitë e mëdha që t’i furnizoj këto gazeta të asaj kohe dhe të tashmes. Me shtimin e portaleve, vitet e fundit kam një veprimtari të kënaqshme fotografike. Fotot e vitit që shkoi më të pelqyera ka qenë ajo e Kryeministrit të gjuajtur me vezë, të liderëve të LSI Luan Rama dhe Petrit Vasili duke ngrënë fara mbi bordure, portrete politikanësh etj. E ndjej veten në kulmin e pjekurisë të realizimit fotografik. Mendoj që në një të ardhme të filloj botimet me albume fotografike pasi kam një arkivë të pasur fotografike./Tirananews.al /

Next Post
Meta takon zv.Kryeministrin e Kosovës dhe ministren e Jashtme: I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi në këto momente të vështira

Meta takon zv.Kryeministrin e Kosovës dhe ministren e Jashtme: I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi në këto momente të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In