• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“M’u lut me lot në sy”/ Meta akuzon Bashën: Më kërkoi të anuloja zgjedhjet, kishte frikë nga pasojat e protestës së 8 qershorit

by Java News
22/11/2021 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një konferencë për mediat, ka treguar detaje mbi anulimin e zgjedhjeve vendore të 2019. Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ishte i frikësuar nga pasojat që mund të sillte protesta e 8 qershorit të po atij viti. Ai tha se vendimi ishte i vështirë për të, por duke menduar për të mirën e vendit dhe sigurinë kombëtare, u detyrua ta shfuqizonte zgjedhjet dhe të vendoste një tjetër datë.

“Të nderuar qytetarë, për fat të keq në funksion të problemeve dhe halleve të tij personale politike që zoti Basha i shton vetes papushim dhe në keqardhje të plotë që ai përpiqet t’i zgjidhë ato, ose të fajësojë për to institucionin e Presidentit të Republikës, duke shtuar dozën e gënjeshtrave çdo ditë. Jam këtu në respekt të gjithë demokrateve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla ku përfshihet presidenti i tyre. Presidenti gjithmonë, në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët përmes fakteve konkrete e të mirëdokumentuara.

Siç e keni ndjekur, Basha në daljet publike pas shpikjes të trekëndëshit të Bermudës, por edhe më me intensitet është shprehur se ai ka ofruar mbështetjen e tij Presidentit vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, kjo është një gënjeshtër e madhe. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë të bëjnë me probleme demokratike, institucionale, për çdo shqiptar që i ndjen pasojat e këtij vendimi të rëndë të zotit Basha për mosmarrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti në respekt të Kushtetutës, kishte caktuar datën 30 qershor, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej tensioni mes forcave politike. Dukej qartë që palët politike provokonin njëra-tjetrën duke akuzuar kundërshtarin si veprim të dhunës. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku për fat të keq dhjetëra protestues u plagosën. Kjo e tensionoi rëndë klimën politike në vend. Më datë 2 qershor 2019, opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku paralajmëroi mbajtjen e protestën finale të saj, gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike, në mënyrë të veçantë kryetari i atë ashtuaruajtur opozitë e bashkuar, duke cënuar sigurinë kombëtare. Në ditët që paraprinë këtë protestë të paralajmëruar si protestën finale, Presidenti mori informacione që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit.

Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Pikërisht në datën 8 qershor, presidenti u njoh me situatën e fundit. Presidenti, vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke anuluar datën e zgjedhjeve. Presidenti, duke marrë përgjegjësinë e madhe kushtetuese dhe profesionale, duke analizuar situatën, por edhe të gjitha aktorëve të tillë në mënyrë që të krijonin hapësirë dialogu për mbajtjen e votimeve në mënyrë demokratike. Vendimi për fuqizimin e dekretit nuk ishte i lehtë për mua”, tha Meta./m.j

Next Post
Basha-demokratëve: Kemi vetem dy zgjidhje, ose me SHBA dhe BE ose do të jemi një parti ‘non grata’

Fabula false e Berishës se SHBA është kundër PD, e jo kundër tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com