Një foshnje britanike, një vjeç, është e para në mbarë globin që fitoi mbi sëmundjen e leukemisë në sajë të një trajtimi me qeliza imunitare gjenetikisht të modifikuara, bëri të ditur sot stafi mjekësor.
“Faza e sëmundjes së leukemisë te foshnja ishte në një stad mjaft të përparuar dhe një reagim i tillë i organizmit është thuajse një mrekulli”, deklaroi profesori Paul Veys, drejtor i njësisë së transplantit të palcës kurrizore të Great Ormond Street Hospital (GOSH) të Londrës, ku po kurohet Layla Richards.
Foshnja ishte diagnostikuar me tipin e leukemisë akute limfobrastike, forma më e përhapur e leukemisë foshnjore, që prek foshnjat që nga mosha 14-javëshe.
ATSH