• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moxhi “fshihet” pas dështimit: Nuk kam qenë kurrë te Partizani…

by A R
30/08/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luçiano Moxhi e ka fshirë Partizanin nga lista e klubeve ku ka punuar. Ndoshta sepse dështoi keqazi. Vetëm një vit pasi ai u prezantua si njeriu që do të ringrinte legjendën e kuqe jo vetëm drejt trofeve të rëndësishëm, por edhe në arenën kombëtare.

Në intervistën e dhënë pak javë më parë për revistën prestigjioze “Guerin Sportivo”, ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventusit rrëfen të pathëna interesante për karrierën e gjatë në botën e futbollit italian, por ndërkohë mohon të ketë qenë ndonjëherë pjesë e rëndësishme e Partizanit. Ai mohon gjithashtu edhe të ketë qenë këshilltar i klubit kryeqytetas, ndonëse u prezantua krejtësisht ndryshe në kampin e kuq. Moxhi solli Iulianon trajner te “demat” dhe më pas një tufë lojtarësh “fantazmë” që nuk lanë asnjë gjurmë. E kemi fjalën për Xhixhiua, Basrak, La Kamera, Selvaxho, Shahinas, Adorjan, Herrera, Alvesh, etj. Nëse ju kujtohet, blerjen e parë të sezonit të kaluar, Blerim Kotobellin, e prezantoi pikërisht Moxhi…

Kush ishte lojtari i parë që zbuluat?

Enco Badiani i Piombinos. Bëhet fjalë për vitet ’60 kur isha një zbulues i thjeshtë dhe mbaja Juven të informuar për lojtarët që mund t’i shërbenin. Badiani ishte sulmues i të rinjve dhe unë e bleva për 9 milionë lireta. Mendoja se mund të bëhej një lojtar klasi, por ai u dëmtua rëndë dhe karriera e tij përfundoi shpejt.

Me Paolo Rosin ju eci më mirë apo jo?

Bëhet fjalë për vitet ’70. Rosi luante me Praton dhe ishte një bast i rrezikshëm sepse kishte dëmtuar tri herë kroçatin e gjurit. Për më tepër që familja e tij ishte kundër. Kishte pasur një vëlla me të rinjtë e Juves dhe pas një viti klubi e kishte kthyer mbrapsht. Por, në fund e binda.

Si zbulohet një futbollist?

Futbollisti i madh zbulohet vetë. Po ju marr rastin e Zolës, kur punoja te Napoli, e blemë për 300 miliardë lireta. Ish-presidenti Torres më bëri namin dhe më thoshte: “Ç’më duhet ky?”. Më pas e shitëm 15 miliardë lireta te Parma…. Po kështu edhe me Maradonën. Më kritikuan pa fund, por ai ua shpërbleu 100-fish. Te Roma çova Pruicon dhe Ançelotin. Ky i fundit i kishte pasur gjunjët copëcopë, por aty la gjurmë ama.

Të kthehemi pak në kohët e sotme, ju çfarë deshët në Shqipëri?

Unë?

Po, ju. Ishit në Tiranë te klubi i Partizanit. Këshilltar…

Nuk kam qenë kurrë këshilltar i atij klubi, por i kam dhënë vetëm një dorë një mikut tim dhe kam këshilluar një drejtues../P.Sport

Next Post
Smartfonët po na vrasin, ja modelet që lëshojnë më shumë rrezatim

Smartfonët po na vrasin, ja modelet që lëshojnë më shumë rrezatim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In