• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës mirëpret miqtë e parë

Zbuloni destinacionin përrallor të Gjirit të Lalzit në bregdetin shqiptar

by A R
28/06/2021 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mövenpick çel dyert e hotelit të parë në Shqipëri. Me këtë rast, miq nga e gjithë bota, janë ftuar të zbulojnë Gjirin e Lalzit, një nga thesaret e bregdetit shqiptar. Hoteli i parë ndërkombëtar “premium brand” në vend ngrihet në gjirin e një peizazhi joshës e plot jetë dhe është vendi ideal për një “arratisje shqiptare”.

Në fillim të korrikut, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës, do të çelë dyert për miqtë e parë e do t’i ftojë të zbulojnë botën dhe mikpritjen e njërës prej markave më të njohura premium në  të gjithë botën.

Hoteli është një oaz perfekt në Gjirin e Lalzit, një vend i preferuar si nga turistët e huaj, ashtu edhe ata vendas. Ai të mrekullon me arkitekturën moderne dhe luksoze. Ndihemi krenarë e të entuziazmuar të presim miqtë e parë në hotelin tonë. Marka  Mövenpick  ofron  një përvojë të vërtetë premium dhe momente të paharrueshme për të gjithë miqtë.

Jemi të sigurtë që Hoteli Mövenpick Lalëz Durrës, me përvojën e jashtëzakonëshme të mikëpritjes  dhe pozicionin gjeografik, është një destinacion që nuk duhet humbur. Jemi të lumtur që turistët shqiptarë e të huaj do të kenë mundësinë e zbulimit të mrekullisë së Gjirit të Lalzit – thotë Dod Doçi, administratori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës.

Hoteli ofron 80 dhoma me hapësira të bollshme dhe të pajisura në mënyrë shumë cilësore, që do të fitojnë menjëherë zemrat e çdo miku. Restoranti dhe bari do të servirin menutë e veçanta, për të cilat marka njihet botërisht. Përvoja premium mbështetet nga një numër i madh shërbimesh si zona SPA, dhomat me avull dhe kripë, të cilat ofrojnë qetësinë dhe çlodhjen e dëshiruar. Për ata që preferojnë një fillim aktiv dhe energjik të ditës, hoteli ofron një qendër fitnesi të kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura. Mövenpick Hotel Lalez Durrës ofron gjithashtu pishina në mjediset e brendshme e të jashtme.

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës ndodhet në një nga zonat më bukura të bregdetit Adriatik. Ai të dhuron një pamje spektakolare të detit e shkëmbinjve dhe është shndërruar në një vendpushimi të  preferuar për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Investitori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është Lura sh.p.k, kompania shqiptare e ndërtimit, me një përvojë të gjatë në projektimin dhe zbatimin e projekteve rezidenciale, komerciale dhe institucionale.

 Mövenpick

Është themeluar në Zvicër dhe ka një portofol, në zgjerim e sipër, me 90 hotele në 25 vende të botës. Mövenpick Hotels & Resorts njihet në të gjithë botën për ofrimin e kujtimeve që zgjasin në kohë, përmes gjërave të vogla, që mjeshtërisht i servir në mënyrë të jashtëzakonshme. E gjen në qendrat e qyteteve dhe hotelet me 5 yje për të të dhënë një përvojë të jashtëzakonshme. Mövenpick ka filozofinë se gjërat e vogla janë ato që bëjnë diferencën. Kjo ka bërë që të përqëndrohet në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor, përmes gjërave të vogla, si një çokollate të ngrohtë, që shijohet në orët e pasdites, një menuje të krijuar posaçërisht për fëmijët apo teknologjisë së personalizuar të gjumit për një natë të qetë.

Accor

Accor është një grup lider botëror në fushën e turizmit, me më shumë se 5,000 hotele, 10,000 bare e restorante në 110 vende të botës. Grupi ka një nga ekosistemet më larmishme e më të pasura të industrisë së turizmit, ku përfshihen markat luksoze e premium, ofertat e moderuara dhe ekonomike, konceptet unike të mënyrës së të jetuarit, mjediset argëtuese dhe të jetës së natës, baret dhe restorantet, rezidencat private luksoze, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësirat e biznesit, etj. Accor ka gjithashtu një portofol të pakrahasueshëm të markave unike dhe një staf me rreth 300,000 punonjës në të gjithë botën. Mbi 65 milionë prej të cilëve përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless, një shoqërues i përditshëm i mënyrës së jetesës me qasje në një shumëllojshmëri shpërblimesh, shërbimesh e përvojash.Nëpërmjet nismave të tij si Planet 21 – iniciativat e Accor Solidarity, RiiSE dhe ALL Heartist Fund, grupi udhëhiqet nga politika e etikës së biznesit, turizmit të përgjegjshëm, mbrojtjes së mjedisit, angazhimit të komunitetit, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Themeluar në vitin 1967, me seli në Francë, Accor SA është pjesë e klasifikimit Euronext Paris Stock Exchange (kodi ISIN: FR0000120404) dhe në OTC Market (Ticker: ACRFY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.

movenpick.com | all.accor.com

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni:

Agnieszka Kalinowska

Manager of Media Relations & PR, Poland & Eastern Europe

Agnieszka.KALINOWSKA@accor.com

Next Post
Çuçi për situatën e rëndë me plehrat në Durrës: Këto 2 ditë do marrë zgjidhje, kjo është një përgjegjësi përtej…

Çuçi për situatën e rëndë me plehrat në Durrës: Këto 2 ditë do marrë zgjidhje, kjo është një përgjegjësi përtej...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In