Ylli i Romës, Nikola Zalevski është bërë protagonist negativ duke postuar një video shokuese në rrjetet sociale.
Talenti 19-vjeçar së bashku me reperin italian, Zep Dembo, shfaqet në një video duke u shprehur se “do të festojnë duke thithur kokainë”, madje në video përmendet dhe emri i Murinjos.
Videoja është hedhur në profilin e vetë rreperit, por është fshirë menjëherë. Megjithatë, fansat janë treguar më të shpejtë duke e siguruar videon për ta shpërndarë më pasë në të gjithë rrjetin. Një video turpëruese kjo për talentin polak që pritet të gjobitet nga klubi i Romës për ta bërë shembull.
g.kosovari