Jose Mourinho e ka konfirmuar se kur do të bëhet trajner i Manchester United. Gazetari Matt Smith ka publikuar lajmin e madh në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, duke treguar se Mourinho e ka konfirmuar se kur do të bëhet trajneri i Unitedit, transmeton Gazeta Blic.
Mourinho, i cili është lidhur me pozitën e trajnerit të Unitedit tash e disa muaj, ka realizuar një intervistë me ‘BT Sport’. Sipas Matt Smith të BT Sport, Mourinho i ka treguar atij, kur nuk po xhirohej nga kamerat, se do të marrë drejtimin e Unitedit në muajin korrik.