Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan dhe Michael Carrick do të mungojnë në finalen e EFL Cup ndaj Southamptonit për shkak të dëmtimeve.
Që të dy këta lojtarë nuk arritën të përfundojnë përballjen ndaj St Etienne në kuadër të Europa Ligës, transmeton Koha.net. Lëndimet e shqetësojnë Mourinhon, skuadra e të cilit ende është pjesë e katër garave.
“Të jem i sinqert nuk mendoj se ai (Mkhitaryan) është i gatshëm. Mendoj se ai së bashku me Carrick do të mungojnë. Kjo në bazë të përvojës sime, jo në njohuritë e mia mjekësore. Pulpin, apo gjurin e këmbës, edhe nëse është i vogël, disa fibra të dëmtuara, mendoj se ata do të jenë jashtë asaj ndeshje”, është shprehur Mourinho, raporton Goal. (b.an)