• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mourinho ka frikë në derbin me City

by Java News
27/04/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mourinho i druhet kalendarit, Guardiola thotë se Championsi varet nga ekipi i tij. Në Premier League luhet derbi i Manchesterit, City-United, një sfidë e mbetur që i përket javës së 26-të, e cila mund të vendosë shumë për vendin të katërt, që përcakton skuadrën e fundit angleze që merr pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Citizens mbajnë vendin e katërt me vetëm një pikë më shumë se rivalët e qytetit, të cilët kanë plot 23 ndeshje pa humbje.

“Djajtë e Kuq”, në fakt mund ta sigurojnë Championsin edhe nëse fitojnë trofeun e Europa Leagues, ndërsa për skuadrën e Pep Guardiolës renditja në katërshen më të mirë të kampionatit mbetet ngushëllimi i vetëm në një sezon pa tituj. Por trajneri spanjoll e merr me sportivitet këtë fakt, edhe pse nuk është mësuar kurrë ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe.

“Jam prej 9 vitesh trajner dhe ky është sezoni im i parë pa trofe. Një herë do të ndodhte dhe fati deshi të ndodhte në këtë sezon. Nëse karriera ime do të zgjasë për shumë vite sigurisht që do të ndodhë edhe në të ardhmen. Ka shumë klube të mëdha në Europa që po e mbyllin sezonin pa fituar trofe. Kemi edhe 6 ndeshje ndër të cilat katër në “Etihad”, pra pjesëmarrja në Champions varet vetëm nga ne”, ka thënë Guardiola, transmeton Supersport.

 

Derbit të “nxehtë” të Manchesterit do t’i mungojë një personazh i veçantë, Zlatan Ibrahimoviq, por Guardiola thekson se Unitedi ka lojtarët të tjerë shumë cilësorë, ndaj të cilëve duhet pasur shumë kujdes.

“Ibrahimoviç është një lojtar i madh, por ata kam futbollistë të tjerë shumë të mirë si Lingard, Young dhe Rashford. Mourinho? Marrëdhëniet mes nesh janë të mira, kur jemi përballë njëri tjetrit, përshëndetemi”, ka thënë Pep.

Nga ana tjetër, Jose Mourinho thekson se kalendari i ngjeshur për Unitedin, që është në garë edhe në Europa League favorizon pikërisht Cityn për vendin e katërt.

“Kundërshtarët tanë do të luajnë vetëm një ndeshje në javë deri në fund të sezonit, ndërsa ne kemi dy gjymëfinalet e Europa League, që janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi i katërt mbetet shumë i vështirë për t’u arritur, por ne do ta provojmë. Nëse arrijmë të fitojmë Europa League do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë Mourinho.

Përveç Ibrahimovicit mungesa të sigurta tek Unitedi janë Rojo, Mata, Jones, Smalling ndërsa Pogba është në dyshim. Ndërkohë Guardiola mund të mos ketë në dispozicion David Silvën, i dëmtuar me Arsenalin në FA Cup. (b.an)

Next Post
FOTO/ Babai i Haradinajt i përlotur pas vendimit për lirimin e kreut të AAK

FOTO/ Babai i Haradinajt i përlotur pas vendimit për lirimin e kreut të AAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In