Jose Mourinho ka vendosur që t’ia vazhdoj kontratën mesfushorit belg, Marouane Fellaini
Marouane Fellaini ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit. Por, belgu pritet të mbetet në Old Traffrod edhe pas sezonit 2016/2017.
Sipas BBC Sport, Jose Mourinho ka vendosur që t’ia vazhdoj kontratën edhe të paktën edhe për në sezon mesfushorit belg, përcjell Express.
Fellaini u transferua në Manchester United në vitin 2013 nga Evertoni, por asnjëherë nuk arriti të lë gjurmë në fanellën e ‘Djajve të Kuq’. (b.an)










