Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar largimin e Paul Pogbas pas përfundimit të sezonit aktual. Portugezi thuhet se ka humbur durimin me transferimin rekord dhe e ka vendosur në listën e lojtarëve për largim raporton “Daily Mail”.
Emrat tjerë në këtë listë janë Anthony Martial, Matteo Darmian e Dailey Blind. Sipas raportimit, raportet e Pogbas me Mourinhon janë zbehur shumë pasi francezi u pa shpeshherë në bankën rezervë.
Ndërkohë, po raportohet po ashtu se Unitedi e ka menduar që në ofertën për Gareth Balen e Realit të vendosë edhe Pogban, përgatiti Koha. (b.an)











