Në rubrikën “Shihemi në gjyq” me juristen Eni Çobani, dy motrat Uljana dhe Mesiko janë në një përballje me njëra-tjetrën, ku tonet e ashpra nuk mungojnë.
Ato janë 9 fëmijë dhe prej 10 vitesh motra dhe vëllezër nuk flasin me njëri-tjetrin. Shkaku i ka rrënjët që në vitin 2016, ku babai i tyre ka bërë një testament pran noterit Gentian Miço në qytetin e Fierit.
Në testament nënshkruhet, se babai i nëntë fëmijëve dhe motrave të cilat kanë ardhur në këtë seancë ndërmjetësimi, ia ka lënë të gjithë pasurinë pa asnjë kusht kufizues, djalit të madh të familjes Dylberit.
Dy motrat Uljana dhe Mesiko, e mohojnë kategorikisht këtë. Mesiko e cila e mbante babain në shtëpinë e saj dhe kujdesej për të prej vitesh, pretendon se babai ka firmosur që pasurinë t’ua trashëgonte pesë djemve të tij në mënyrë të barabartë.
“Babi nuk ka bërë testament, ai testament ishte i mbushur. Babi ka firmosur për të pestë djemtë. Nuk kishte djalë vetëm Dylberin”, thotë Mesiko.
Sipas saj testamenti ka qenë i bërë gati nga avokati, me urdhër të vëllait të madh, Dylberit për të marrë gjithë pasurinë.











