• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Motra e Saimir Sulës: S’na lanë të merrnim pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës! Do të bëjmë analizën e ADN-së

by Java News
13/07/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zemra e shqiptarit Saimir Sula që ndërroi jetë në spitalin ‘Del Mar’ të Barcelonës gjatë kohës së pandemisë, do të doë më 12 korrik. Këtë informacion e dha zyrtarisht Ministria jonë e Drejtësisë pas dakordësisë me autoritetet spanjolle, që me vendim gjykate vendosën dorëzimin e zemrës, por deri më sot nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur. Motra e Saimirit, Majlinda në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, tha se kanë pritur për më shumë se 6 orë tek dera dhe nuk ka qenë pjesë aktit kur është bërë dorëzimi i zemrës.

‘Dje në 12 prokurorja e rastit në Tiranë më njofton se duhet të paraqitemi në laborator për të tërhequr zemrën. Ne duhet të ishim prezent në aktin e dorëzimit të monstrës së zemrës që Shqipëria do ta sillte. Nuk ka qenë prioritet nga Ministria e Drejtësisë. Nxorën një lajm duke thënë se zemra do të tërhiqet nga autoritete shqiptar dhe akti i dorëzimit të zemrës do të bëhet në prani të familjarëve dje më 12 korrik. Ne nuk kishim dijeni ku të na njoftonin se ne duhet të paraqiteshim tek ky laborator në Spanjë për dorëzimin e zemrës. Ti nuk mund të shkruash në faqen zyrtare të thuash në prani të familjarëve kur familja nuk është në dijeni. Më erdhi një letër nga prokuroja e rastit që të paraqitem tek ky laboratori ku mbahen monstrat për të qenë prezent. Kur shkuam dje na lanë 6 orë duke pritur tek dera dhe nuk morëm pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës. Pas 6 orësh avokatët e mia mu larguan dhe kur u larguan avokatët, dikush nga ato më telefonoi dhe më thanë Majlinda hajde merr pjesë, por unë refuzova pasi nuk kisha avokatët. Na lanë 6 orë tek dera në pritje dhe nuk na lanë të futemi brenda. Ne nuk morëm pjesë në as në aktin e dorëzimit të zemrës nga Spanja në Shqipëri.’- tha Sula.

Motra e Saimir Sulës thotë se do të bëjë një analizë ADN-je, për të shuar çdo dyshim që zemra e vëllait të saj mund të jetë marrë për trafik organesh.

‘Ne po presim që Shqipëria të nxjerrë ADN dhe analizën e zemrës e të tregojë dhunën fizike. Por ne do të bëjmë kërkese për një ADN private. Do bëjmë një ekspertim të organit të zemrës, një ADN private.’- tha ajo.

Saimir Sula ka 3 vite nën dhe, ndërsa motra e tij që kur mbërriti trupi në Shqipëri konstatoi se i mungonte zemra, vijon betejën për drejtësi. Pas insistimit të saj autoritetet në Spanjë thanë se gjetën në morg zemrën e Saimir Sulës në tetor të vitit 2022, dhe këtu nisi beteja e radhës e Majlindës për ta sjellë në Shqipëri. 31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 202 pasi shkoi me temperaturë në spital, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.

 

/f.stafa

Next Post
Ngjela: Sulmi kibernetik nga Irani, në favor të Shqipërisë. S’më duhen fantazitë e katundarëve politikë! Kjo çështje tregoi se…!

Autorizimi për arrestimin e Ahmetajt/ Ngjela: Rama ka dashur të fitojë kohë për ta kthyer në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In