• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Motra e madhe Kajtazi: S’i njoh më motrat e mia

by
16/08/2015 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e madhe Kajtazi: S’i njoh më motrat e mia

 

Alketa Kajtazi, motra 20-­vjeçare e Orialdës dhe Klevisës, është më e prekura në këtë histori të padëgjuar më parë.

Ndonëse diferenca me dy motrat e tjera është e vogël, në rrëfimin e bërë në video, Alketa Kajtazin e transformojnë në “monstër”.

“Ajo është e sëmurë mendore, me kartelë. Duhet të shkoj në psikiatri”, janë akuzat që dy motrat bëjnë në videot e regjistruara për motrën e madhe.

Vajza e madhe e familjes Kajtazi e pyetur dje nga gazeta “Panorama”, Alketa shprehet se ndihet e fyer për sjelljen e dy motrave të vogla.

Sipas saj, me akuzat e ngritura, Orialda dhe Klevisa e kanë ekzagjeruar shumë, pasi e kanë futur familjen në konflikt me të afërmit e tjerë.

Alketa shprehet se përveçse motër, ka qenë edhe prind për to, ndaj nuk i meriton akuzat e ngritura nga dy motrat e saj.

Në atë çka kumton, Alketa tha se, “Klevisa dhe Orialda na kanë ngulur një tjetër thikë pas shpine, diçka që ne nuk e meritojmë. Nuk po arrij t’i njoh më motrat e mia. Bënë çfarë bënë, i kapërdimë, por këto akuza unë dhe prindërit, të cilët na kanë rritur me sakrifica, vërtet nuk i meritojmë. Akuzat e tyre nuk janë të vërteta, ose mund të jenë të vërteta, por ato i tregojnë në një formë për t’u shfajësuar vetë dhe për të na ngarkuar ne fajin për largimin e tyre. Deri para një muaji, kemi qenë një familje krejt normale. Ndoshta ka pasur mosmarrëveshje, por jo të përmasave që pretendojnë Orialda dhe Klevisa”, shprehet Alketa.

AKUZAT

Për Alketën akuzat e ngritura nga Orialda dhe Klevisa nuk qëndrojnë.

“Të gjithë mund të kritikohemi nga persona më të mëdhenj. Edhe unë i kam kritikuar disa herë motrat e mia, sidomos kur kisha përgjegjësinë për to, ndërkohë që prindërit ndodheshin në Greqi.

Por ato e kanë ekzagjeruar fare me deklaratat e tyre, të cilat janë të pavërteta”, tregon 20vjeçarja.

Ajo komenton edhe videon që është krijuar dhe postuar nga vetë motrat e vogla gjatë kohës që strehoheshin në banesën me qira në Vlorë.

“Në video thoshin se nuk e kishin vënë zjarrin në shtëpi, ndërsa në polici e pranuan që e kanë bërë. Po ashtu, në video thoshin se kishin gjetur një portofol me lekë, ndërsa në polici rrëfyen se kishin marrë të gjitha kursimet e familjes. E dëgjova një pjesë të videos dhe ju siguroj se aty nuk ka asgjë të vërtetë. Mua po më vinte turp kur dëgjoja deklaratat e tyre. Ato kishin përfshirë të gjithë fisin, duke na futur në konflikt me të afërmit tanë.

Ato këtë po e bëjnë me qëllim për të na degjeneruar, por ato janë fajtoret kryesore në këtë mes dhe kjo nuk do shumë inteligjencë për t’u kuptuar. Sinqerisht më vjen shumë keq, kur dëgjova se kishin ankesa kundrejt meje, unë që kam qenë jo vetëm motër për to, por edhe prind për një kohë të gjatë”, thekson Alketa Kajtazi. Mësohet se videot 20vjeçarja i ka parë të premten, pikërisht ditën kur policia e Durrësit lajmëroi familjarët për gjetjen e vajzave në qytetin e Vlorës. Por, sipas Alketës, nuk ka mundur t’i shohë plotësisht, pasi i ka ardhur pështirë nga gjithë sajesat, siç i cilëson ajo fjalët e motrave, njëra 18 dhe tjetra 14 vjeç./Panorama/kajtazi

Next Post

Amy Winehouse ishte shtatzënë kur vdiq?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In