Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, reagon pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një formular për të provuar pasurinë e tij brenda 48 orësh.
Ajo thotë se me vendim të Gjykatës së Lartë i janë rikthyer pronat të cilat ia kishte sekuestruar Gjykata e Krimeve të Rënda.
Luljeta Berisha ka thënë se burgun e përjetshëm të vëllait ia ka hequr Gjykata e Lartë.
Po ashtu ka sqaruar se “Pasuritë e tij dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve, janë të sekuestruara dhe të kaluara në emër të shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërsa unë Luljeta Berisha kam vendimin e Gjykatës së Lartë që më janë kthyer ato prona në emër tim dhe kam dhe pafajësi po nga ajo gjykatë për sa i përket akuzës për pastrim parash”.

OFL deklaroi sot se i ka nisur kërkesën me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
g.kosovari











