• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Motra e Liridonës di të vërtetën”/ Zeka: Një vajzë është zhdukur në shtëpinë e Naimit…!

by Java News
09/02/2024 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Breaking” ka dhënë disa deklarata shokuese në lidhje me vrasjen e Liridonës, ku bashkëshorti i saj Naim Murseli ka qenë porositësi i këtij krimi.

Sipas Zekës, motivin e vërtetë të kësaj vrasje e di dhe policia e Kosovës, por e di dhe motra e Liridonës, e cila vazhdon të heshtë dhe të mos deklarojë asnjë gjë.

“Një vajzë nga Ferizaj u zhduk në Suedi”, eksperti zbardh një pistë për vrasjen e Liridonës: Sekreti që mori me vete. Madje ai përmend zhdukjen e një gruaje e cila ka qëndruar në shtëpinë e Naimit dhe të të atit të tij në Suedi.

Fati i saj nuk dihet dhe për këtë gjë sipas Zekës duhet të hetojë policia suedeze dhe ajo kosovare.

Fjori Dardha: Si i keni parë dëshmitë e publikuara nga Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij dhe pse Namim Murseli e ka ndryshuar dëshminë e tij?

Milaim Zeka: Se jam i bindur që ai atë gjë e ka bërë me këshillën e avokatëve. Ju e e dini që pjesa dërmuese e avokatëve në Shqipëri dhe në Kosvë, nuk janë avokatë por janë sekserë të drejtësisë dhe me këshillat e avokatëve e ka ndryshuar deklaratën, por vrasësi është çelësi i kësaj ngjarje. Un jam i bindur që prokuroria dhe hetuesit e policisë së Kosvës e dië dhe motivin dhe janë duke pritur dhe rezultatet e hetimeve edhe nga Suedia. Vrasësi deklaron që kur unë e kam ekzekutuar Liridonën, kur Naimi ka qenë brenda në makinë.

Naimi ka thënë që “kam marrë fëmijët dhe kam dalë nga makina”. Ai është çelësi kryesor. Naimi mohon organizimin e vrasjes. Do dalin shumë gjëra. Unë kam folur për borxhet pafund që ka pasur, paratë me fajde. Nga ai yrysh të babait të Naimit, duke ardhur rrugës nga Suedia dhe duke dhënë deklarata për gazetarët. Që të vritet nusja e djalit, që t’i të jesh një një gjendje totalisht të shokuar dhe të gjesh gjithë atë kohë me intervista kontraverse, për mua që aty ka filluar dyshimi.

Fjori Dardha: Po thoni që është i përfshirë dhe e di motivin e vërtetë?

Milaim Zeka: Absolutisht po. Ai i ka dërguar mesazhe Naimit, mesazhe të Liridonës, se gjoja tani ata po mundohen të paraqitin para opinionit se Liridona e ka tradhtuar Naimin. Pse bëhet një gjë e tillë? Sepse ushtria jonë e burrave të thonë nëpër rrjetet sociale mirë ia ka bërë, ja e paska tradhtuar. Këta duan ta fitojnë gjyqin moral përpara qytetarëve.

Fjori Dardha: Sipas jush cili është motivi i vërtetë i vrasjes aq sa e njihni Naimin, familjarët e tij dhe keni takuar dhe të ndjerën Lirodona Ademaj?

Milaim Zeka: Unë e kam përmendur që në fillim që ekziston një femër e zhdukur. Pastaj kanë ardhur argumente të tjera. Kur flas për gjëra që janë të tipit vrasje etj., nuk jam njeri që kam vrapuar pas historive që bëjnë klikime. Është zhdukur një femër e cila ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e Naimit dhe të babait të Naimit në Suedi dhe kaq mjafton për policinë e Suedisë dhe Kosovës që ta hetojnë.

E di se kam informacione që familjarë shumë të afërt të gruas së Naimit, e dinë këtë histori dhe përsëri po them, përtej asaj mbulesës që po vazhdon të mbajë motra e Liridonës, ndër njerëzit që di më shumë për hallet dhe sekretet e Liridonës. Këta duhet të flasin në polici. Edhe një herë po e them motivin e di policia e Kosovës./m.j

Next Post
Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In