Motra e Altin Danit, i cili u dorëzua në polici pas një konflikti me armë në Kombinat, ka reaguar ndaj një shkrimi të ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Berisha shkruante se Dani jo vetëm u dorëzua vetë në polici por gjithashtu tregoi se ku kishte fshehur armën dhe makinën.
Për këto pretendime, motra e Danit, Anila Dani-Gjergji i ka shkuar Berishës në statusin në Facebook duke i thënë se, vëllai i tij nuk ka lidhje me implikimet që pretendon Berisha. Ajo i lutet që të mos merret me vëllanë e saj duke i kujtuar se ka dy prindër të sëmurë me zëmër.