Një patrullë e policisë me motor është përfshirë në një aksident te zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Mësohet se motori i policisë është përplasur me një automjet, për pasojë është plagosur rëndë efektivi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
a.ç