Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në fshatin Shtoj i Ri. Burimet bëjnë me dije se një motoçikletë ka përfunduar poshtë një furgoni ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia ku ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.
Shqiptarja/d.i.