Moto e lëvizjes në PD s’është “bashkimi”, por “ndarja” nga trashëgimia e keqe

Ish-deputeti i PD Fatos Hoxha deklaron se interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”. Duke komentuar luftën e brendshme mes Berishës dhe Bashës, ish-deputeti Hoxha nënvizon se moto e lëvizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja” nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Postimi i plotë:

“Ndarje “ apo “Bashkim”?

Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë.

Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor.

Pa bërë NDARJEN nuk ka ringritje!

Pa ringritje nuk ka shpresë!

Kaq e thjeshtë është analiza.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com