Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar jashtë vendit për arsye familjare. “BalkanWeb” mëson se ish-ministri ka shkuar në Gjermani për të parë të atin që kurohet në një klinikë në Gjermani për një problem shëndetësor.
Tahiri ka shkuar dje në Gjermani për arsye familjare. Ai ka prerë një biletë vajtje-ardhje dhe sot në darkë pritet të mbërrijë në Rinas.
Burimet nga prokuroria saktësojnë se nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon ish-ministrin të dalë jashtë kufijve dhe nuk ka akt-ndalimi për pasaportën./a.m.