Tre persona anëtarë të një familje janë plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Çukë të Sarandës dhe raportohet se personat janë paraqitur në spital me plagë në trup.
Personat e plagosur janë anëtarë të familjes Avduli, konkretisht shtetasi Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Autori është identifikuar si shtetasi S.Gj dhe është shpallur në kërkim, i cili është person me precedentë të mëparshëm.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te konfliktit.