• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti me shi/ Përmbytje në Durrës, situatë e vështirë në Shkodër

by Java News
06/03/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa orë reshje intensive shiu, rrugët kryesore të qytetit të Durrësit janë përmbytur. Pasditja e kësaj të marte ka qenë problematike për disa prej rrugicave të qytetit të cilat ndodhen nën pushtetin e ujit. Probleme ka pasur në lagjet nr. 1, 4, 9, 13 dhe 18. Përmbytjet në rrugë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Përkeqësohet situata në Shkodër
Si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë territorin e vendit tonë gjatë këtyre ditëve, situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka vijuar të përkeqësohet, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas informacioneve të raportuara nga Bashkia e Shkodrës, gjendja në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqet vështirësi në zonat e përmbytura për shkak të shkarkimeve të HEC-eve si dhe në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me shumë vështirësi.

Kështu: Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 900 ha tokë. Ka prezencë uji në rrugën e fshatit Obot, 30-50 cm.
Për shkak të shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin, përmbytjet e tokave janë shtuar sidomos tre ditët e fundit dhe mesa vlerësojmë do të vazhdojnë edhe për disa ditë në vijim.

Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave në Nj.A. Ana e Malit:

Muriqan – 350 Ha
Oblikë – 280 Ha
Obot – 270 Ha
Total – 900 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 630 Ha , ndësa sipërfaqe e pakultivuar 270 Ha,të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhë  500 ha
2.Kultura të dyta foragjere 100 Ha
3.Grurë  5 Ha

4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha

Mjeti i ushtrisë, sipas kërkesës së bërë nga Bashkia Shkodër, vazhdon të jetë i disponueshëm në rrugën e Obotit, për çdo rast nevoje të banorëve për të lehtësuar lëvizjen. Nxënësit kanë frekuentuar shkollën rregullisht. Paraqitet nevoja për bazën ushqimore për kafshët në fermat në zonën e përmbytur.

Në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura mbi 80 ha dhe vërehet tendenca e rritjes së tokave të përmbytura.
Niveli i ujit ka pësuar rritje me 25-30 cm.

Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave ne Nj.A. Dajç:

Mushan – 30 Ha

Shirq – 50 Ha

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është:

Foraxhere 40 Ha

Nuk ka furnizim me energji elektrike në të gjthë njësinë administrative Dajç.

Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka mbi 20 ha të përmbytura në njësinë administrative Bërdicë.

Në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës, kalimi i mjeteve të rënda dhe të pajisura me zinxhirë në rrugën e malit të Shoshit bëhet me vështirësi.

Rruga për në fshatin Bruçaj në Qafë-Thanë të njësisë administrative Pult është e bllokuar.

Rruga e Mazrekut në njësinë administrative Gur i Zi është e bllokuar, për shkak të dëborës së rënë.

Nga monitorimi në terren është vënë re që prurjet e lumit Drin janë rritur shumë. Sipas IGJEUM-it, rezulton se “lumenjtë do të kenë prurje të larta kryesisht në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë patur tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 rritja e prurjeve dhe e niveleve në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të jetë më e ndjeshme. Rritja e niveleve  në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga  llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës.

Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018”. Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

 

Next Post
Grabitet banesa e një tregtari në Kavajë, në kërkim autorët (emri)

Vrasja mafioze e shqiptarit në Athinës, kapet ekzekutori Dhimitër Meçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In