Të gjithë e keni vënë re që në Shqipëri po bën një mot jo fort i zakonshëm, me temperatura shumë herë më të larta se ato të stinës së dimrit. Por sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa ditë.
PARASHIKIMI METEO :
RESHJET
Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurtë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 8 °C / 15 °C
në vendet malore: 4 °C / 10 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurtë dt.10) era do të fryjë e lehtë.