Territori vijon me vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme deri pas mesditës kur pritet të fillojë stabilizimi gradual i kushteve të motit.
Pasditja sjell përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit por Zonat Qendrore dhe kryesisht ato Veriore mbeten ende me vranësira dhe reshje të pakta deri vonë në mbrëmje.
Gjatë natës pritet që moti të përmirësohet dukshëm duke sjellë kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.
a.ç