Evropa juglindore vijon të ndikohet nga fluksi i rrymave ajrore të nxehta nga gjerësitë gjeografike të Afrikës të cilat kane shkaktuar një anomali të klimës në territorin e Shqipërisë!
Pra, në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të kemi vranësira të dendura shtresore të pasuara nga reshje të pakta shiu në mesnate në zonën veriperëndimore.
Temperaturat në ekstremet e tyre regjistruan vlera:
Zonat malore 10- 26
Zona qendrore 14-30
Bregdeti 16-29 gradë
Kosova për ditën e martë moti do te jete me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat parashikohen 8 -11 grade në mëngjes , 19 deri ne 22 grade në mesditë.
Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë do të kemi kalimin e një fronti të dobët mëngjesi do të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore, pasdite do të jetë me kthjellime…Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi në 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4, temperaturat do të zbresin!
/a.r