Vijon dominimi i kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet Veri – Jug.
Pasditja mbetet në kushtet e vranësirave të shpeshta me shira të dobët në zonat Veriore ndërsa shira të izoluar pritet të bien në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që maksimumi të ngjitet sërisht deri në 17 – 18°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.
a.ç