Ditën e sotme (4 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1 ballë.











