Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”-ut Rama bën me dije se të gjitha akset kombëtare vijojnë të jenë të zhbllokuara nga reshjet e dëborës dhe të kalueshme.
“Falë punës intensive për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të gjitha akset kombëtare vijojnë të jenë të zhbllokuara nga reshjet e dëborës dhe të kalueshme 👍”, shkruan Rama.